Berisha: E mbyllën Parlamentin si kuzhina e Liros, ia mbathën nga frika

Publikuar tek: politike, më 10:28 12-03-2015 Berisha: E mbyllën Parlamentin si kuzhina e Liros, ia mbathën nga frika Sali Berisha

Menjëherë pas mbylljes së seancës parlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar mbylljen sikur ‘’të mbyllej kuzhina e Liros’’ dhe se ia mbathën nga frika nga protestuesit.

“Kjo është zgjidhja e tyre. 10 minuta mbyllën Parlamentin. Ia mbathën nga frika. Nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti kjo. E mbyllin Parlamentin si të ishte kuzhina e Liros”, deklaroi Berisha, duke përshëndetur protestuesit e PD-së, nisur në Tiranë

“ Përshëndes qytetarët që janë nisur nga të katërt skajet e dheut nga Jugu më I largët dhe Veriu më I largët, nga Lura dhe mbarë Shqipëria. Kjo maxhorancë e gllabëruar dhe udhëhequr nga krimi ka vetëm një alternativë: të hapë rrugën nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.”, theksoi më tej Berisha.

Ish-kryeministri deklaroi se protesta do të jetë paqësore dhe se nuk do të ketë probleme të krijuara nga ta. “PD është parti e vlerave. Parimet janë më të forta se të gjitha qelbësirat që I kanë future në administratë, të pathyeshme. Qytetarët protestojnë paqësisht pa incidente. Do të gjeni në protestë edhe njerëz pa parti.”, përfundoi Berisha.

Pas tij edhe deputeti Mhill Fufi, i cili është përmendur nga Tom Doshi se kanë dashur ta vrasin edhe atë, tha se seanca u mbyll nga frika.

“Ku ka bo vaki të mbyllet parlamenti për 10 minuta. Se janë frikacakë, nuk janë burra. Kanë frikë nga populli.’’, deklaroi Fufi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja Doshi/ Rama takim me Metën në Kuvend, u bashkohet dhe Tahiri
Basha: PD-ja ime kurrë koalicion me LSI-në e Metës »
Article Logic
Execution time: 0.022526979446411
array(1) { ["section"]=> string(74) "berisha-e-mbyllen-parlamentin-si-kuzhina-e-liros-ia-mbathen-nga-frika-5644" }