Berisha e nis 2018-ën me ‘thumba’ për Elisa Spiropalin: Le ta përmbysim në Tiranë këtë vit!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:54 02-01-2018 Berisha e nis 2018-ën me ‘thumba’ për Elisa Spiropalin: Le ta përmbysim në Tiranë këtë vit!

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur këtë vit me urime për shqiptarët dhe “thumbimin” e ish-drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropalin.

Sipas Berishës ky është viti i Skënderbeut, heroit kombëtar, sipas tij duke përmbysur në Tiranë Skënderbeun e Spiropalit.

“Miq, edhe nje here Gezuar! Le te nderojme ne kete vit heroin tone kombetar, Skenderbeun e pavdekshem, duke permbysur ne Tirane Skenderbuçin e Spiropalit! sb”, shkruan Berisha.

Në prill të 2017-ës, gjatë një mitingu të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka bërë një krahasim të guximshëm. Teksa i drejtohej të rinjve, ish-kryetarja Elisa Spiropali ka thënë se ëndrrën e Skëndërbeut për Shqipërinë mund ta realizojë vetëm Edi Rama.

“Ne duam Shqipërinë që ëndërruan rilindasit, Ismail Qemali dhe Gjergj Fishta. Në duam Shqipërinë që ëndërroi ky burri këtu, Skënderbeu. Ka vetëm një njeri që mund ta realizojë këtë, ai është Edi Rama”,­ tha Spiropali. 

berisha.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024120092391968
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-e-nis-2018-en-me-thumba-per-elisa-spiropalin-le-ta-permbysim-ne-tirane-kete-vit-105147" }