Berisha e quan “farsa më e shëmtuar elektorale”, Basha thotë së kishte incidente por u parandaluan

Publikuar tek: politike, më 22:40 21-06-2015 Berisha e quan “farsa më e shëmtuar elektorale”, Basha thotë së kishte incidente por u parandaluan

Pas përfundimit të procesit të votimeve, ish-kryeministri Sali Berisha, e cilëson atë si farsën elektorale më të shëmtuar të të gjitha kohërave, por kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se falë komisionerëve të PD-së është bërë e mundur parandalimi i shkeljes së standarteve.

Megjithatë, teksa foli në deklaratën e parë për rezultate të shkëlqyera në gjithë Shqipërinë, Basha gjithashu tha se gjatë ditës ka patur një sërti incidentesh. E për këtë arsye i ka bërë thirrje maxhorancës të mos përsërisë incidentet edhe gjatë procesit të numërimit.

“Përfundoi farsa elektorale dhe procesi i votimit më i shëmtuar në historinë e pluralizmit të vendit. Zgjedhjet e lira dhe krimi nuk mund të pajtohen!!

Të dashur miq, pak më parë përfundoi me procesin e votimit, farsa elektorale më e shëmtuar, me poshtëruese për zgjedhësit e ndershëm shqiptarë në tërë historinë e pluralizmit te vendit”, shkruan Berisha.

Statusi i plotë i Berishës:

1- Në këto zgjedhje, si kurrë më parë, bota e krimit, nën udhëheqjen e Edi Ramës, kandidoi zyrtarisht përfaqësuesit e saj kriminelë, vrasës, trafikantë droge, prostitucioni, pengmarrës, për dhjetera e dhjetera poste për kryetar bashkie dhe këshilltarë, pra parlamëntare të bashkive të vendit. Edi Rama bllokoi marrëveshjen për dekriminalizimin, hodhi poshtë me cinizëm të gjitha përpjekjet e mëdha që miqtë dhe partnerët e Shqipërisë bënë për të ndihmuar që qytetarët shqiptarë të mos votojnë për kriminelë.
2- Ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit, mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ushtruan presione te shumeanshme bandat e lidhura me qeverine
3- Ne kete fushate vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverine per manipulimin e vendimit te qytetareve
4- Ne kete farse te shemtuar, si asnje here me pare, blerja e votes me leke, me post pune, me miell, plaçka, me karta identiteti, dhune e terror, u bene nje fenomen i shfaqur ne çdo skaj te vendit
5- Ne kete farse zgjedhore, me e pabarbarta ne historine e vendit, e ne kete fushate, si kurre ndonjehere me pare qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdori per qellime elektorale kunder opozites te gjitha institucionet e mazhorances se krimit, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. Nga kreu i ekzekutivit u kercenua direkt me largim nga puna ne rast se ne kuti te votimit nuk do te sillte rezultatin e caktuar nga Partia, cdo njeri qe ka marre qofte dhe "nje fije pushtet" nga Partia Socialiste.
6- Kjo ishte nje farse e shemtuar elektorale, ne te cilen kreu i ekzekutivit kercenoi per here te pare popullin opozitar se po te mos votonin per kandidatet e tij do perballeshin me mungesen e ujit, rrugve, investimeve, sikur buxheti i shtetit te ishte buxheti i tij familjar apo partiak dhe jo kontribut i mundit dhe djerses te qytetareve shqiptar me dhe pa parti.
7- Kjo ishte farsa me shemtuar elektorale pasi u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje liçencave
8- Kjo ishte farsa me e shemtuar elektorale sepse per here te pare ne historine e vendit, njelloj si ne demokratura, sekuestrohen ne kundershtim me cdo ligj dhe me akuza fund e krye fallco, media kundershtare te qeverise dhe kercenohen gazetaret nga kandidatet kryesor te Edi Rames, njelloj si ne filmat e Francis Coppolas
8- Kjo, qe ne pamje dukej nje dite e qete, ishte nje dite e shemtuar ne te cilen materialet zgjedhore u transportuan per mbikujdesje si kurre me pare me automjete te partive politike dhe qendrat e votimit u rrethuan nga makinat e partive te qeverise dhe bandite te tyre te armatosur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « EXIT POLL 3/ IPR nxjerr rezultatet e fundit për bashkitë kryesore
Meta: Me zgjedhjet e sotme kaluam pritshmëritë evropiane, tani numërimi të jetë i drejtë »
Article Logic
Execution time: 0.036490917205811
array(1) { ["section"]=> string(101) "berisha-e-quan-farsa-me-e-shemtuar-elektorale-basha-thote-se-kishte-incidente-por-u-parandaluan-14276" }