Berisha: Edi Rama rreh ministrat në mbledhjet e qeverisë, Tahirit i nxiu syrin

Publikuar tek: politike, më 22:11 04-08-2015 Berisha: Edi Rama rreh ministrat në mbledhjet e qeverisë, Tahirit i nxiu syrin Foto e publikuar nga Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si person të dhunshëm që rreh në mbledhjet e qeverisë ministrat e tij.

Duke folur për një foto të postuar në rrjetet sociale ku sipas Berishës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka syrin e nxirë, ai shprehet se është Rama ai që e ka goditur ministrin. Deputeti demokrat ka deklaruar se kryeministri Rama ka dhunuar fizikisht më herët ministrin e Financave, Shkëlqim Canin, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj dhe atë të Shëndetësisë Ilir Beqajn.

“Mediat sociale po ‘çahen’ nga lajmi se e kanë rrahur Sajmir Shullazin dhe si dëshmi botojnë një foto të tij me sy të nxirë jo pak, tek merrë pjesë në një aktivitet me freshistët. Ajo që të bën përshtypje është se disa prej tyre hoqën foton që kishin nxjerrë të Sajmirit me një freshiste dhe vendosen po nga kampingu nje foto me Ramën, si për të thënë se grushtin dhe syrin e nxirë e ka nga Rama. E vërteta është se ka të ngjarë që autori të jetë vet Rama, pasi janë raportuar raste, në të cilat ai, në akces tërbimi, ka agresuar dhe në mbledhje kabineti, më shumë se një herë, fizikisht ministrat e tij si Cani, Ahmeti dhe para pak kohësh edhe Beqen. Pikërisht për këto të dashur miq, në një status e krahasova Ramën me diktatorin e Ugandës, Idi Amin që ishte dhe boksier dhe i zgjidhte me grushtime kundërshtitë e tij me ministrat e kabinetit të tij”, shkruan Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fatos Lubonja: Rama nën influencën e Oligarkëve, dhe disa fjalë për Anri Salën dhe ndryshimet në fasadën e qeverisë
Milo: Nuk besoj se PS do e dhjesë për herë të dytë me ne »
Article Logic
Execution time: 0.0040791034698486
array(1) { ["section"]=> string(82) "berisha-edi-rama-rreh-ministrat-ne-mbledhjet-e-qeverise-tahirit-i-nxiu-syrin-17755" }