Berisha flet për marrdhënien me Metën: Nuk ka flirt, por po i shërben vendit

Publikuar tek: politike, më 21:38 19-01-2016 Berisha flet për marrdhënien me Metën: Nuk ka flirt, por po i shërben vendit

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” në News 24 ka komentuar edhe marrëdhënien e tij me kreun e Kuvendit, Ilir Metën.

Berisha ka mohuar që mes tij dhe Metës të ekzistojë ndonjë flirt politik, por e vlerëson atë për qendrimin që po mban për reformën në drejtësi. Lideri historik i PD-së theksoi se Meta i ka bërë një shërbim vendit me kërkesën e tij për konsensus për reformën në drejtësi.

“Nuk ka asnjë flirt, përveç se realizimit në analizë. A mund ta bëj unë Metën përgjegjës për koncesionet? E bëj përgjegjës se mban koalicionin, por përgjegjësinë për to e mban Rama me Kokëdhimën. Por, Metën e vlerësoj për qendrimin e tij për konsensus për reformën që po bëhet për ndryshimin e kushtetutës. Meta nuk do më përsëritjen e 2008-ës. Me kërkesën për konsensus i bëri një shërbim vendit”, tha Berisha.

Lidhur me hipotezat se ai mund të rikthehet si President i vendit me kryeministër Ilir Metën, Berisha tha se ai është ndarë përgjithmonë nga postet e larta shtetërore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha për shëndetësinë: Fitoret e “kokoshit” nuk i prek askush
Fund radhëve në Hipotekë, ja 27 shërbimet që do merren te noteri »
Article Logic
Execution time: 0.026461124420166
array(1) { ["section"]=> string(80) "berisha-flet-per-marrdhenien-me-meten-nuk-ka-flirt-por-po-i-sherben-vendit-30435" }