Berisha: “Hakmarrja për Drejtësi” e lidhur me Olsi Ramën

Publikuar tek: politike, më 17:10 19-02-2015 Berisha: “Hakmarrja për Drejtësi” e lidhur me Olsi Ramën Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit, vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsin se ka qenë i lidhur në bandën Hakmarrja për Drejtësi.

Berisha gjatë fjalës së tij është shprehur se qytetarët nuk kanë më besim tek policia e shtetit, dhe se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama është i përfshir në krim. Berisha ka shtuar se asnjë nga ngjarjet e fundit kriminale nuk është zbardhur dhe se në polici janë rikthyer persona të cilët kanë lidhje me krimin.


Berisha sulmon në Parlament kryeministrin Rama në lidhje me projektin e ri, atë të gjelbërimit me palma të autostradës Tiranë-Durrës.

“Çfarë po mbjell palma, palma  6 mijë euro. Sa të jepet rruga për ndërtim, do shkulen të gjitha. Po blihen 6 mijë euro copa. Sepse batakçiu po gjelbëron Surrelin, fshatin e Korleones. Me barëra që i merr nga Zvicra, kur listat trefishohen, ju bërtisni ‘’Rroftë Palma’’. Me një palmë ke ushqimin të 30-40 familjeve që nuk kanë ushqim sot.”, tha Berisha në Parlament.

Berisha e ka cilësuar antikushtetues projektligjin për huanë,duke vlerësuar bllokimin e ligjit nga presidenti Bujar Nishani.

“Ndaj mendoj se ky ligj është antikushtetues. Ndaj e përshëndes vendimin e Presidentit që e ka kthyer këtë ligj në Parlament.’’, u shpreh Berisha

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Tualeti në Ministrinë e Mbrojtjes 83 milionë lekë. Zyrat e Nikollës 1.1 milionë dollarë
Rama takon Tusk: Shqipëria hapa para në luftën kundër krimit dhe korrupsionit »
Article Logic
Execution time: 0.27876806259155
array(1) { ["section"]=> string(58) "berisha-hakmarrja-per-drejtesi-e-lidhur-me-olsi-ramen-3839" }