Berisha “harron” politikën, ja ç'poston sot në facebook: Këta tre yje ishin më të mirët mbrëmë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:11 13-11-2017 Berisha “harron” politikën, ja ç'poston sot në facebook: Këta tre yje ishin më të mirët mbrëmë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë për një moment politikën dhe sulmet për drogë e krim të organizuar dhe është ndalur në eventin ndërkombëtar të natës së mbrëmshme, në çmimet e MTV.

Në këtë edicion tre shqiptarët që konkuruan u nderuan me çmime prestigjoze, siç janë Rita Ora, Dua Lipa dhe Elton Meta.

Për ish-kryeministrin artistët shqiptarë ishin më të mirët në natën e mbrëmshme në MTV.

“Shqiptaret qe na bejne krenare! Rita Ora, Dua Lipa, Ermal Meta; tre yjet qe ishin me te miret mbreme ne MTV.

Edicionin e sivjetshem i ‘MTV Europe Music Aëards’ në Ëembley të Londrës e drejtoi kengetarja e famshme Rita Ora. 
Dua Lipa u shpall artistja e re me mirë duke mposhtur konkurrentë të fortë, ndërkohë që Ermal Meta triumfoi për veprën më të mirë italiane.

Urime!! sb”, shkruan Berisha në facebook.

 

 

 ber.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.03020715713501
array(1) { ["section"]=> string(96) "berisha-harron-politiken-ja-c-poston-sot-ne-facebook-keta-tre-yje-ishin-me-te-miret-mbreme-99396" }