Berisha i bën “biografinë” Ramës dhe dënon ndërhyrjen e Tiranës zyrtare në punët e Kosovës

Publikuar tek: politike, më 13:26 03-12-2015 Berisha i bën “biografinë” Ramës dhe dënon ndërhyrjen e Tiranës zyrtare në punët e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha, është fokuzuar sërish te diskutimet gjeneraliste në Parlament duke folur për hisorinë e dhimbshme të Shqipërisë në komunizëm, dhe përpjekjen, sipas tij, të Edi Ramës, për të restauruar këtë rregjim mizor.

Berisha akuzoi Ramën dhe paraardhësit e tij për mizoritë që sipas ish-kryeministrit kanë bërë ndër vite.

Berisha: Taktika të spastrimit etnik, dekorimi që Edvin Kristaq Rama, nipi i telatit nga këneta e Maliqit, Spiro Kolekës, i biri i skulptorit kriminel që firmoste edhe pas rrënies së murit të Berlinit ekzekutime, që firmoste varjen e Haxhi Lelës në sheshin kryesor të Kukësit vetëm e vetëm se ai kishte shkruar që era e OSBE-së nuk do të ndalet më.

Nuk ka qenë e lehtë për mua që të bind se ai është djali i babait, nipi i xhandarit të gruas mizore, ka një shpirt katran, të zi, karakteriopatia e tij e bënin të dukej garip, të shfaqej si diçka krejt tjetër. Ky njeri, dekorimi i atyre që ka kryer genocid, është shkelja më e rëndë e konventave.

Në listën e të dekoruarve është edhe zonja e zezë, Makbethi i shqiptarëve që merrte vendimet më të zeza. Kur Edi Rama mbetet që një përdhunes të bëjë avokatin e tij, dhe askush tjetër përveç atij, atëherë del se kush është ai.

Dy janë dramat më të mëdha të Kombit shqiptar, njëra ishtre coptimi i tij nga forcat e mëdha të Europës, tjetra ishte diktatura hoxhiste. Gjoja me tunetin e tij anti-nuklear, aspak anti-nuklear, tani na nxjerr fotot për t’i restauruar shtëpinë e tij, shtëpinë e gjetheve.

Denoncoj ndërhyrjen e Tiranës zyrtare në punët e brendshme të kosovës. Janë inskenuar sulme dhe insinuata ndaj figurave politike në Kosovë. Kushdo që të jetë atje, i majtë apo i djathjë, jemi të detyruar të bashkëpunojmë me ta. Mesazhet të njëanshme janë absolutisht të dënushme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha i vendosur: Më 8 dhjetor fillojmë përballjen popullore pa kthim
Braçe-Berishës: I bëre thirrje biznesit të largohet nga ky vend, ti urren çdo shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.019340038299561
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-i-ben-biografine-rames-dhe-denon-nderhyrjen-e-tiranes-zyrtare-ne-punet-e-kosoves-26868" }