Berisha i përgjigjet akuzave: Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë në Shqipëri, ja e vërteta për thyerjen e embargos së naftës

Publikuar tek: politike, më 21:18 07-08-2018 Berisha i përgjigjet akuzave: Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë në Shqipëri, ja e vërteta për thyerjen e embargos së naftës

Ish kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur disa prej akuzave që i janë bërë ndër vite, si thyerja e embargos së naftës ndaj Serbisë dhe arrestimi i disa luftëtarëve të UÇK-së, përfshi edhe Adem Jasharin.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia përsëriti së fundmi këto akuza Berishës, teksa u përplasën për çështjen e korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Berisha tha se asnjë luftëtar i UÇK-së nuk është arrestuar në Shqipëri, ndërsa u shpreh se e ka kundërshtuar embargon e naftës pasi dëmtoi rëndë Kosovën, por megjithatë tha se e ka zbatuar.

Deklarata e Berishës për Tv Dukagjini:

Në vitin 1992 kur unë jam bërë president i këtij vendi, në Shqipëri janë stërvitur me dhjetra dhe qindra ushtarë të UÇK-së. Midis të tjerëve nga ata që kam takuar është i dokumentuar edhe komandanti legjendë Adem Jashari. Së dyti, gjatë gjithë atyre viteve, të gjithë ata që kanë dashur të kryejnë veprimeve kundër serbëve në Kosovë, janë përcjellë deri në kufi.

Një rast ka qenë Zahir Pajaziti, i cili kishte marrë një thes me armë dhe e kapin rojet e kufirit. Mund ta kapnin, mund edhe të mos e kishin kapur. Njoftuam në Kosovë dhe i thanë që ta lënë të lirë. Adem Jashari nuk është arrestuar kurrë. Është e tëra trillim i atyre që janë arrestuar, për motive krejt të tjera.

Nëse Hashim Thaçi është ankuar për mua në 2009, është ankuar për të mbuluar problemet e tij. Unë kurrë nuk bëj mbledhje dhe tratativa të fshehta. Mund të jetë ankuar 100 herë, s’ka asnjë vlerë për mua.

Për embargon ka dokumenta ndërkombëtare. Ato thonë 96% të naftës së Serbisë shkon nga Danubi, nga Rumania, 4% shkon nga vendet e tjera. Tani ata tanket i kishin plot, Kosova s’kishte naftë, çmimi aty shkoi në stratosferë. Unë publikisht kundërshtoja embargon, por e zbatoja embargon. Mund të ketë patur raste kontrabande, këtë nuk e mohoj.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha thirrje kosovarëve: Mos pranoni të luhet me kufijtë, ja çfarë do të bëjë Thaçi
Rrëfehet Berisha: Si tentuan të më vrisnin mua dhe Ibrahim Rugovën »
Article Logic
Execution time: 0.02283787727356
array(1) { ["section"]=> string(133) "berisha-i-pergjigjet-akuzave-adem-jashari-nuk-eshte-arrestuar-kurre-ne-shqiperi-ja-e-verteta-per-thyerjen-e-embargos-se-naftes-130450" }