Berisha i përgjigjet Peleshit: More ushtrinë e Papulëve dhe Carapulëve, s’ke bërë asgjë për Korçën

Publikuar tek: politike, më 12:52 11-02-2016 Berisha i përgjigjet Peleshit: More ushtrinë e Papulëve dhe Carapulëve, s’ke bërë asgjë për Korçën

Sali Berisha i është përgjigjur në Kuvend, Niko Peleshit për çfare ka bërë deri tani ky i fundit në qytetin e Korçës. Ai i ka thënë se Peleshi ka marrë ushtrinë e Papulëve dhe Carapulëve dhe nuk ka bërë asgjë për qytetin.

Peleshi ka folur i pari dhe ka thënë: “Z. Berisha mos kini merak se unë nuk flas si përfaqësues i qytetit. Sado ta nxijnë realitetin, kjo është puna e opozitës që t’i shohë me sy më kritik punët. Unë thjesht dua të sqaroj punën e agjencive të zhvillimit rajonal, Korça do të jetë një nga ato. Tjetra do të jetë në Shkodër”.

Nga ana e tij, Sali Berisha i është përgjigjur: “Peleshi nuk ka bërë asgjë për Korçën. Mori atje ushtrinë e Papulëve dhe Carapulëve, leu fasada në Korçë. Çoi në Korçë modelin Rama. Dy fjalë këtu: dëgjova se po krijoni 4 agjenci. Do hyjë në histori si qeveri e zyrave, ju gjithë buxhetin e keni bërë zyra, tualete. Po ca ju duhen Agjencia e Zhvillimit Rajonal në Shkodër, Korçë, kur ju nuk tregoni dot një kilometër rrugë.

Çfarë ke bërë në Korçë përveç punës falike? Është bërë impianti i ujrave, unaza, pale pallatet që i bëre dhe nuk ua dhe romëve. Në fakt në pamje të parë ju jeni parti solidariteti, por jeni me xhepin tuaj. Pra s’mund të dalësh këtu dhe të mbrosh dështimet e kësaj qeverie. Çfarë agjencie do ngrini ju? I doni zyrat për të larë për të shplarë, për të mbush xhepat me paratë e rikonstruksionit”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha-Ramës për Nexhmije Hoxhën: Jua nxore shqiptarëve për t'i trembur, ke bërë gafë! I kujton momentet me ‘’Karafilin në dorë te Muzeu’’
Rama “kërcënon” Topallin në Kuvend: Jozefinë, je në hall mos më bëj t’i them me emra këtu. Mos ma bëj me gisht që të ndaloj! Mos më ngacmo! »
Article Logic
Execution time: 0.034568071365356
array(1) { ["section"]=> string(102) "berisha-i-pergjigjet-peleshit-more-ushtrine-e-papuleve-dhe-carapuleve-s-ke-bere-asgje-per-korcen-32302" }