Berisha i përgjigjet RËNDË Thaçit: Mjerim, pastron fytyrën me mbetjet e…

Publikuar tek: politike, më 17:28 07-08-2018 Berisha i përgjigjet RËNDË Thaçit: Mjerim, pastron fytyrën me mbetjet e… Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me akuzat e shumta që mori, pas kundërshtimit të idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Berisha i quajti të mjera komentet e Thaçit, dhe në një intervistë për televizionin Tv Dukagjini ka folur për të gjitha çështjet që i ka ngritur presidenti Hashim Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, kështu i është përgjigjur ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka komentuar edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale! Intervista e realizuar me Berishën transmetohet sonte në RTV Dukagjini.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016184091567993
array(1) { ["section"]=> string(76) "berisha-i-pergjigjet-rende-thacit-mjerim-pastron-fytyren-me-mbetjet-e-130427" }