Berisha i revoltuar pas publikimit të pamjeve: Rrëmbehen nga Galeria e Arteve mbi 1200 ikona, dërgohen në Surrel

Publikuar tek: politike, më 14:42 13-11-2015 Berisha i revoltuar pas publikimit të pamjeve: Rrëmbehen nga Galeria e Arteve mbi 1200 ikona, dërgohen në Surrel

Kjo është mënyra se si Ministria e Kulturës trajton ikonat e Gjergji Thimios. Siç mund ta shikoni ato transportohen me furgonë policie, pa shqetësimin se këto ikona janë disa qindra vjeçare. Ikonat e koleksionistit qendruan dy vjet të sekuestruara në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe ndërsa Thimio gjendet në burg, ministria ka bërë edhe transferimin e tyre te Muzeu Kombëtar. Pamjet kanë revoltuar ish kryeministrin Berisha që nuk ka nguruar ta quajë “rrëmbim” nga “çunat e krimit” këtë transportim. Madje sipas Berishës këto ikona janë dërguar në Surrel.

“Rrëmbehen nga Galeria e arteve me "çunat e krimit " nga Edi Rama, mbi 1200 ikona!

Të dashur miq, Edi Rama rrëmbeu dhe transportoi në drejtim të paditur (thuhet ne Surrel) me "çunat e krimit", mbi 1200 ikona, shume prej tyre mesjetare me vlerë mbi 1.3 milionë euro të ruajtura në Galerinë e Arteve dhe të konfiskuara nga Rama koleksionistit Gjergji Thimio. Edi Rama është akuzuar si vjedhës ikonash të grumbulluara nga bllokmenët gjatë genocidit kulturor të diktatorit Hoxha. I ati i Edi Rames ka qenë një nder arkitektet kryesorë të genocidit kulturor të diktatorit Enver Hoxha ndaj kombit shqiptar.

Përvec kësaj, ish kryeministri dhe ish kryetari i PS , Fatos Nano mbi bazën e informacioneve burimore ka akuzuar direkt Edi Ramën se gjatë qendrimit të tij në Paris ai ka shitur ikona te vjedhura. Pasi u bë ministër kulturë, Edi Rama hapi në Gjermani një ekspozitë të madhe me ikonat me të çmuara të fondit shteteror, disa prej tyre të dekoruara me gurë të çmuar dhe me vlerë të pallogaritshme”, shkruan Berisha.

galeria1.jpg

galeria.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta komenton Naçon: Dha dorëheqjen, shpikjet e tjera më duken pa kuptim. Braho, garanci për funksionimin e koalicionit PS-LSI
Donald Lu: Ministrat e korruptuar, deputetët kriminelë dhe gjykatësit e paaftë i tremben reformës në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.022707939147949
array(1) { ["section"]=> string(116) "berisha-i-revoltuar-pas-publikimit-te-pamjeve-rrembehen-nga-galeria-e-arteve-mbi-1200-ikona-dergohen-ne-surrel-25350" }