Berisha: Integrimin nuk e pengon BE-ja, por muri i krimit Rama-Meta

Publikuar tek: politike, më 20:24 24-03-2015 Berisha: Integrimin nuk e pengon BE-ja, por muri i krimit Rama-Meta

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra gjatë konferencës me Komisionerin për Zgjerim Johannes Hann, ku edhe u konfirmua se hapja e negociatave me Shqipërinë nuk është afër.

Berisha ka kritikuar thënien e Ramës se "kujdes se mos bëni rrugës shtesa kati me Shqipërinë”, duke u shprehur se prioritet për BE-në janë 5 kushtet e vendosur për Shqipërinë. Sipas Berishës, hapjen e negociatave e pengon muri i krimit i ngritur nga Rama dhe Meta me fabrikat e kokainës në Xibrakë dhe Fushëkuqe, si dhe me vrasjet seriale të “Kostandinit të Partisë”.

Deklarata e Berishës:

Muri i krimit bllokon integrimin!! Rama Europës: Kujdes! Mos bëni shtesa kati me Shqipërinë!

Të dashur miq, vizita shumë e rëndësishme dy ditore e komisionerit europian për zgjerimin dhe fqinjësinë, Johanes Hann, përfundoi. Gjatë kësaj vizite, komisioneri Hann deklaroi në media se hapja e negociatave me Shqipërinë nuk është afër. Të njejtin mesazh mori Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel, i cili, duke mos patur dot asnjë fjalë të mirë, asnjë premtim e asnjë siguri për hapjen e negociatave që t'u thote nga Brukseli qytetarëve shqiptarë, u tha se problem ishte anglishtja e gazetares që guxoi ti bënte pyetje spec atij.

Edhe sot, pas takimit, Rama, duke mos patur asnjë fjalë të mirë, asnjë premtim, asnjë siguri për t'iu thënë qytetarëve për integrimin dhe hapjen e negociatave, i tha neë konferencën për shtyp komisionerit "kujdes se mos bëni rrugës shtesa kati me Shqiperinë", a thua se po fliste me Lamen dhe shtesën e katit te tij! Komisioneri bëri të qartë se pesë prioritet janë kushtet e BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe në krye të tyre lufta kundër krimit.

Në të vërtetë hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk e pengojnë shtesat e katit të Komisionit Europian por e pengon muri i krimit apo muri i lidhjeve të pushtetarëve me krimin. Ky mur është ngritur nga Rama- Meta me kokainën, fabrikat e saj në Xibrakë dhe Fushëkuqe të bandave të Partisë, "Hakmarrjes për Drejtësi" dhe të Gëzime Çelës, me Nallbatin roje të fabrikës seë miellit të Partisë, me vrasjet seriale të Kostandinit të Partisë dhe dënimin e tij vetëm me 9 vjet për njeri, është ngritur me Shullazin e Partisë dhe kërcënimin e tij me jetë të liderit të opozitës me porosi të Ramës, me drogën e Mark Frrokut, Planen dhe fshehjen e dosjes së tyre nga Rama, me trafikantë, kriminel e vrasës në Parlament për t'i mbyllur gojën opozitës, me dosjen Doshi të vrasjes së dy deputetëve nga Meta.

Të dashur qytetarë, vetëm revolucioni demokratik i bazuar në guximin, trimërinë, përkushtimin dhe përgjegjësinë tuaj qytetare mund të rrëxoje murin e krimit që na largon çdo ditë e më shumë nga Europa!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hahn takohet me Nishanin: Nuk diskutojmë afatet për hapjen e negociatave
Rama: Nis projekti për Autostradën e Kaltër, lidh Shqipërinë me Kroacinë »
Article Logic
Execution time: 0.016072988510132
array(1) { ["section"]=> string(70) "berisha-integrimin-nuk-e-pengon-be-ja-por-muri-i-krimit-rama-meta-6848" }