Berisha: Ja pse të parët e mi rruanin kokën, kur stërgjyshërit e tu pëllisnin si lopë. Rama: Dilje xhiro me varkë për të parë Nexhmien

Publikuar tek: politike, më 14:10 11-02-2016 Berisha: Ja pse të parët e mi rruanin kokën, kur stërgjyshërit e tu pëllisnin si lopë. Rama: Dilje xhiro me varkë për të parë Nexhmien

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Rama, kanë replikuar disa herë në Parlament gjatë seancës së sotme plenare me në thelb të diskutimeve Reformën në Drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, por shpesh debati ka kaluar edhe në ofendime, etiketime dhe histori personale.

Berisha:

"Është shumë e vëtetë që të parët e mi kanë qenë fshatar, që e rruanin kokën tullë përveçse majës, aty linin grifshën, e din ipse sepse nuk donin që kur tua priste armiku kokën të mos i kapte nga hunda e nga goja. Dhe ata nuk ruanin derra e lopë në shpatet e shpiragur, nuk pëllisnin si lopë dhe si derra për t’i ruajtur ato, por e vërteta është se së bashku me bashkëfshatarët ia arritën të mposhtin perandorinë osmane.

Përsa i përket nexhnimes nuk mund ta nxirrje kurrë në prag të ardhjes së Sekretarit të Shtetit. Nuk mund ta nxirrje ti dhe ti thoshe ja ku e kemi frymëzuesen. Së fundmi sot je marrë gjatë me kryetarin e PD-së, e ke të shkurtër shumë, shumë shumë, jetën në politikë, se me dy fantazma të Berishës dhe të Bashës, ti do thyesh qafën shumë shpejt."

Rama:

"Hera e fundit që çohem për sot se nuk arrij dot të pajtohem me faktin që një gënjeshtar profesionist në moshë të thyer del këtu dhe gjuhën shqipe e lexon sipas nevojës për gënjeshtrën e tij dhe një parti e tërë e duartoroket. Çfarë duartrokisni ju, kjo ëhstë shqip. Ligji përputhet tërësisht duke marrë parasysh dhe vendimet me Gjykatën Kushtetuese. Mirë ky po ju si nuk ju vjen zor.

Fantazma fantazëm mbetet. Kështu që në këtë pikë Sali desha vetëm të të jap mundësinë të korrigjosh qëndrimin skandaloz e të gënjeshtër për një punë të dakortësuar me partnerët. Nuk deshe ta bëje. Nuk dua t’i hy më gjatë historisë me gratë e rinisë tënde, diku mundeshe diku nuk mundeshe por që u rije te dera nuk e mohon dot. Ti kishe ambicjet e tua si komunist i ri, roje të rriteshe në ambiciet e punës. Edhe këtë mos e thuaj që nuk kam pranuar të bëhem mjeku personal, nuk munde por nuk ke pse thua skam pranuar.

Nuk e kuptoj ku ishte lidhja mes valixhes së drurit e të parëve të tu e të parëve tanë. Ke bërë xhirro me varkën e Sulos i ke rënë rrotull liqenit vetëm që të dilje të shifshe Nexhmien kur ndërte robat.

Këto nuk është se t’i thotë njeri, ti kruhesh vetë. Ti bën sikur shpëtove Shqipërinë nga komunizmi. Të gjithë e dinë se çfarë ke bërë ti. Bën sikur ke ardhur nga Hëna me shpatë për të na shpëtuar ne nga komunizmi. Ajo që sot ka rëndësi është që ti je një gënjeshtar i pashërueshëm.

Berisha:

Të mos humbet kohë por të fillojë puna për Reformën në Drejtësi siç ka sugjeruar kryetari i Venecias. E do se so ti opozitën përdore të gjithë makinerinë shtetërore kundër saj, pa opozitën nuk ke integrim. Por ti ke konceptn atëror."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Korruptuat ekspertët e reformës në Drejtësi. Byronë me mirë ia jap Shullazit sesa Saimirit
Byroja Kombëtare, Blushi: Duket se ka një pakt që të mos ketë hetim dhe ndëshkim »
Article Logic
Execution time: 0.017096042633057
array(1) { ["section"]=> string(136) "berisha-ja-pse-te-paret-e-mi-rruanin-koken-kur-stergjysherit-e-tu-pellisnin-si-lope-rama-dilje-xhiro-me-varke-per-te-pare-nexhmien-32310" }