Berisha: Ja sa i varfër është Ermal Hoxha, fotot e makinave luksoze të tij

Publikuar tek: politike, më 13:35 21-01-2015 Berisha: Ja sa i varfër është Ermal Hoxha, fotot e makinave luksoze të tij

Berisha ka publikuar disa foto me makina luksoze, të cilat pretendon se janë pronë e nipit të ish-diktatorit

Me një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë e shtetit se po bën gjithçka për të ndihmuar në zhdukjen e provave që implikojnë Ermal Hoxhën me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë. Berisha ka publikuar disa foto me makina luksoze, të cilat pretendon se janë pronë e nipit të ish-diktatorit.

Për të faktuar pretendimet publike te avokatit Asad, policia e partisë po bën gjthçka për të ndihmuar në zhdukjen e provave. Kështu, Policia e Partisë po fsheh parkun e baronit te varfër te drogës, Ermal Hoxhës, në Durrës prej 20 autoveturave luksoze me çmim nga 60 - 170 mijë euro secila. Ne fotot poshtë keni disa prej tyre që deshmojnë se sa i varfër është në të vërtetë klienti i avokatit Asad!

Partia Siçiliste është në këmbë për të nxjerrë Ermalin viktimë politike të Berishës, siç e quajti Zonja e Zezë në deklaratën e saj!!”- ka shkruar Berisha në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dade kundër Bushatit për ligjin e Shërbimit të Jashtëm
"21 janari"/ Rama premton drejtësi, qytetarët të revoltuar »
Article Logic
Execution time: 0.026890993118286
array(1) { ["section"]=> string(77) "berisha-ja-sa-i-varfer-eshte-ermal-hoxha-fotot-e-makinave-luksoze-te-tij-1102" }