Berisha justifikon humbjen e Kosovës: Ja argumentet e tij

Publikuar tek: politike, më 11:32 24-06-2015 Berisha justifikon humbjen e Kosovës: Ja argumentet e tij

Me sa duket partia Demokratike nuk ka ndërmend të bëjë analizë të humbjes në zgjedhjet vendore , ashtu siç edhe bëri për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Partia Demokratike është e prirur të fajsojë  dhe bëjë përgjegjëse kundërshatrin duke përdorur argumente të justifikimit. Ish kryeministri Sali Berisha, tashmë deputet i Partisë Demokratike ka renditur arsyet e humbjes të kandidatit Halim Kosova.

“Të dashur miq, Dr. Halim Kosova është fituesi moral i këtyre zgjedhjeve. Në këto zgjedhje Halim Kosova nisi garën elektorale:

 -në kushtet me të pabarabarta në historinë e zgjedhjeve lokale. Mjafton të rikujtoj këtu se ai shpenzoi gjatë gjithë fushatës me pak se shpenzoi vetëm për spote televizive në dy ditë kundershtari i tij. - në një salamander qeë turperon çdo njeri që beson në zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

- në kushtet kur qytetarët e Tiranes u kërcenuan nga Edi Rama me ndëshkime shembullore mesjetare si ndërpreje të ujit, dritave, investimeve në rast se do të bënin fajin dhe të votonin për Dr. Kosovën

- në këtë fushatë, kunder tij u versul me tërbim e gjithë makineria e regjimit kleptokratik me format me banale dhe primitive të korruptimit dhe të presioneve të tij” , shkruan Berisha.

Më tej ai shton se, “Pavarësisht nga të gjitha këto, pavarësisht nga rezultati i pamerituar, Dr. Halim Kosova zhvilloi betejen elektorale me të njerezishme e më qytetare që Tirana ka njohur ndonjëherë këto 23 vjet pluralizëm, për çka meriton respekt e mirenjohje të thelle. Ai, si një bir i vërtet i qytetit dhe jo i pushtetit doli fituesi moral i këtyre zgjedhjeve apo për fat të keq i kësaj farse zgjedhore, duke nderuar vetëm, familjen dhe të gjithe ata që e donin qytetar të parë të Tiranës! sb”, përfundon Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkodra dhe Malësia e Madhe, ende pa u mbyllur zyrtarisht numërimi. Kryeson Ademi dhe Marinaj
Meta pret Thaçin: Diplomacia parlamentare në shërbim të njohjeve të Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.018434047698975
array(1) { ["section"]=> string(62) "berisha-justifikon-humbjen-e-kosoves-ja-argumentet-e-tij-14526" }