Berisha: Ka ardhur koha për një “20 shkurt” të ri

Publikuar tek: politike, më 15:38 20-02-2015 Berisha: Ka ardhur koha për një “20 shkurt” të ri

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve për një “20 shkurt” të ri kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Duke përkujtuar 20 shkurtin e vitit 1991 kur qytetarët e Tiranës rrezuan në sheshin “Skënderbe” monumentin e diktatorit Enver Hoxha, Berisha ka thënë se 24 vjet më pas janë rikthyer sërish në pushtet fëmijët e bllokmenëve hoxhist.

“Sot PD është në opozitë dhe në pushtet nuk është e majta e moderuar shqiptare por si në asnjë vend tjetër të Europës në pushtet me 23 qershor erdhën djemtë dhe vajzat e bllokmenëve hoxhist që në përmbysëm më 20 shkurt të Viti 1991. Neo-ibllokmenët me neë krye Edvin Kristaq Ramën në 18 muaj ne pushtet rehabilituan dhe ngritën muze shteteëror Hitlerit të shqiptarëve, Enver Hoxhës, kremtuan 70 vjetorin e çlirimit të vendit me frymën përçarëse enveriste për luftën dhe ndihmën e aleatëve tanë, përmbysen simbolin e demokracisë në Kavajë, për analogji të përmbysjes së shtatores së Enver Hoxhës. Klika e neo-bllokmeneve ne pushtet zevendesoi shtetin ligjor me shtetin policor, ka arrestuar, ndaluar ne nje vit 38 mijë shqiptarë, ka shndërruar Shqipërinë në protektorat te krimit dhe drogës dhe po zhbën një nga një arritjet 23 vjeçare të demokracisë shqiptare”, shkruan Berisha.

Berisha është shprehur se gjendja në Shqipëri po ecën  drejt destabilizimit dhe kaosit, duke kërkkuar nga qytetarët të të ngrihen sa më shpejt drejt një “20 shkurti” të ri.

“Gjendja në Shqipëri po ecen drejt destabilizimit dhe kaosit. Sot 20 shkurti i ri është me jetik se asnjehërë më parë, është thirrja e brendshme e te gjithe atyre që përjetuan kalvarin e egër të diktatures hoxhiste si dhe e qindra mijera te rejave e te rinjve, studenteve, intelektualeve, puntoreve dhe qytetarëve të thjeshtë, heronj te 20 shkurtit te vitit 1991 që shohin sot në pushtet bastardet e bllokmenëve që përmbysem 24 vjet më parë. 20 shkurt i ri eshte thirrja e qindra mijera shqiptareve qe perballen sot me terrorin e shtetit policor, terrorin e energjise elektrike, taksave te larta, standartet me te ulta, Lizave, Manastirllive, Veliajve, Danajve, Fekave, Erionëve, Beqajve, Ballëve, Kodhelve, Nikollave, Kokëdhimeve etj etj të Ramës. 20 shkurt i ri është thirrja e çdo fëmije që do teë shkojë i sigurtë në shkollë, është thirrja e çdo qytetari shqiptar që kërkon siguri për jetën, veprimtarinë e tij! Përpara, sa më shpejt drejt një 20 shkurti të ri”, ka deklaruar ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 24 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Hoxha, Peleshi:Dy çështje ia kemi borxh të kaluarës
Video/ Historia e marrëdhënieve të tensionuara të Ramës me gazetarët »
Article Logic
Execution time: 0.020256996154785
array(1) { ["section"]=> string(51) "berisha-ka-ardhur-koha-per-nje-20-shkurt-te-ri-3968" }