Berisha këmbëngul por këtë herë thotë se helikopteri u ngarkua me thasë “mielli”

Publikuar tek: politike, më 13:18 07-04-2016 Berisha këmbëngul por këtë herë thotë se helikopteri u ngarkua me thasë “mielli”

Ish-kryeministri Sali Berisha, vijon të mbrojë teorinë e tij se helikopteri u rrëzua për shkak të një ngarkese.

Por këtë herë “Qytetari Dixhital” e informon Berishën se helikopteri nuk po transportonte pllaka mermeri drejt vilës së ministres Mimi Kodheli, por thasë me miell, që besohet se nënkupton drogën.

Përgënjeshtron njoftimin e gjeneral Trafikut! Helikopteri ka fluturuar mbi Shkodër në ora 8:26 të mëngjesit, ka dërguar ngarkesën në Vermosh dhe është kthyer në doganën e Hanit të Hotit dhe aty ka marrë një thes (mundet me miell për gjeneral Trafikun). Shih fotot”, shkruan Berisha në Facebook.

Por në fotografi duket qartë që është helikopteri i kompanisë së transportit “Shega Trans”, dhe jo ai i Forcave të Armatosura që u rrëzua duke u marrë jetën dy pilotëve.

Denoncimi i qytetarit dixhital te Berisha:

"Mirmjes Doktor, uroj të jeni mirë.

Në mendimin dhe gjykimin sipas rrjedhës së ngjarjeve dhe fakteve për helikopterrin ngjarja ka ndodhur kështu kështu:

1) Një helikopterr ka kaluar mbi qytet në shkodër në orën 8.26 minuta dhe ska patur helikopterr tjetër që të jetë dëgjuar më vonë deri në atë të shpëtimit të dërguar në drekë, pas rrezimit të helikopterrit trannsportues.

Helikopterri nuk është nisur nga farka në oren 12.10 sic pohoi ministria dhe ushtria dje.

2) Helikopterri është ndalur në Vermosh, ka shkarkuar mermer pavaresisht zërave që flasin se se helikopterri po transportonte në zonën e Kelmendit një arkivol.

3) helikopterri është kthyer në zonën e malësisë së madhe rreth orës 10 e pak minuta.

Ka ngarkuar (!!!!!!) nga një furgon i bardhë për tu kthyer më pas për tiranë.

Fotot bashkëngjitur që janë të orës 10.05 tregojnë një furgon të bardhë afër helikopterrit rë ulur në Grizhë afër liqenit dhe dy persona. Njëri ka një thes në dorë dhe është afër helikopterrit.

Cfarë kërkonte helikopterri i ulur në afërsi të doganës?! Në Shkodër!?

Menjëherë sapo helikopterri ka rënë, forcat e policisë janë afruar dhe furgoni ka qenë gjithë kohës në fushë pa lëvizur. Askush akoma nuk është marrë me këtë fakt!!!

Mendoj qeë duhet të shqyrtohet me kujdes, pasi mendoj se është me rëndë se sa duket."

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Të pajisim biblotekat që kthimi i fëmijëve te libri të jetë më i lehtë
Edi Paloka: Pse Edi Rama nuk do e marrë mundimin të korruptojë deputetët demokratë »
Article Logic
Execution time: 0.029330015182495
array(1) { ["section"]=> string(84) "berisha-kembengul-por-kete-here-thote-se-helikopteri-u-ngarkua-me-thase-mielli-37067" }