Berisha kërcënon nga karrigia e Kuvendit: Këtu do jeni, siç fshiu etërit tuaj, do ua bëjë edhe bijve të tyre, Revolucioni demokratik s’ka të ndalur!

Publikuar tek: politike, më 10:53 17-12-2015 Berisha kërcënon nga karrigia e Kuvendit: Këtu do jeni, siç fshiu etërit tuaj, do ua bëjë edhe bijve të tyre, Revolucioni demokratik s’ka të ndalur!

Berisha kërcënon nga karrigia e Kuvendit: Këtu do jeni, siç fshiu etërit tuaj, do ua bëjë edhe bijve të tyre, Revolucioni demokratik s’ka të ndalur!

Berisha flet nga brenda Kuvendit ndërkohë që protestuesit shpërthejnë jashtë tij ‘’RAMA IK’’

“Është gabim me pasoja shumë të rënda nëse ne nuk pasqyrojmë sot në punën e kuvendit atë revoltë të thellë që vërshoi dhe çau sheshet e rrugët e Tiranës pikërisht kundër këtij buxheti, atij zotërie.

Mos mendoni se ishin flakë për çelik dhe beton, ishin flakë për urrejtjen që ka mbjellë zotëria e tij, për mjerimin, për shpresat e vrara nga ky zotëria që po pasurohet në mënyrën më marramendëse, për dekorimin e xhelatëve e diktaturës, për spastrimin etnik që po u bën shqiptarëve , të larguar të rreth 100 mijë shqiptarë në dy vjet.

S’ka përfunduar as një kilometër rrugë, po u tregon shqiptarëve, hekurat, burgun, hekurat, burgun.

Vjen një moment që njerëzit duhen të kujtohet. Mblidhe dhe njëherë kryesinë e grupeve parlamentare, vendosni për të abroguar këtë rend dite, i cili nuk shkon kërkund me valën e fuqishme të revoltës që ka shpërthyer.

Në 8 dhjetior ne ia dolëm ta menaxhojmë, bëmë gjithçka që ajo të mos fshinte nga vendi ku ndodhen tempujt e urrejtjes që i ka mbjellë Edi Rama, por durimi i qytetarëve ka një kufi ndaj dhe është mirë paqësisht të marrim parasysh kërkesat e tyre përndryshe revolucioni demokratik nuk ka të ndalur. E vërteta ëhstë se siç fshiu etërit e tyre, ashtu do ua bëjë edhe bijëve të tyre dhe këtu do jini!”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj mbush 36 vjeç. ‘’Gëzuar Lal’’, mikesha e tij i bën urimin e parë të çuditshëm
Paloka mes protestuesve: 60 milionë euro për prapanicat e qelbura të ministrave »
Article Logic
Execution time: 0.025814056396484
array(1) { ["section"]=> string(149) "berisha-kercenon-nga-karrigia-e-kuvendit-ketu-do-jeni-sic-fshiu-eterit-tuaj-do-ua-beje-edhe-bijve-te-tyre-revolucioni-demokratik-s-ka-te-ndalur-27970" }