Berisha kërkon “20 shkurt” të dytë: Rrezikojmë konflikt civil

Publikuar tek: politike, më 19:47 08-03-2015 Berisha kërkon “20 shkurt” të dytë: Rrezikojmë konflikt civil

Partia Demokratike është duke u përgatitur për protestën e 12 marsit kundër qeverisë dhe udhëheqësit e kësaj force politike kanë nisur deklaratat për pjesëmarrjen të qytetarëve në protestë.

Ndryshe nga kreu i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mundësine e një konflikti të gjërë civil në Shqipëri. Sipas Berishës, vetëm një “20 shkurt” i dytë (20 shkurt të ’91 u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës” mund ta shpëtojë Shqipërinë nga kriminelët në pushtet.

“Vetëm ju të dashur qytetarë me guximin, burrërinë tuaj dhe dashurinë për këtë vend, me një 20 shkurt të ri më datën 12 mars mund të bëni të sigurtë jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj, mund të shpëtoni Shqipërinë nga kriminelë në postet më të larta të pushtetit, që për lëkurën e tyre janë të gatshëm që me vrasje politike dhe duke akuzuar opozitën, të zhysin vendin në një konflikt të gjerë civil”, shkruan Berisha në facebook.

Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 12 marsit nën moton “të hedhim murin e krimit”. “Më 12 mars të mblidhemi të gjithë pa asnjë dallim në sheshin ‘Skënderbej’ në protestën më të fuqishme për të rrëzuar murin e krimit që shtrihet në majat më të larta të pushtetit. Të bashkohemi të gjithë pa asnjë dallim partiak, nën moton: ‘të hedhim, të hedhim murin e krimit!’ Ti hedhim, ti hedhim, ti hedhim qelbësirat”, shprehet ai.

Ish-kryeministri ka krahasuar gjithashtu Shqipërinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama me Rusinë e presidentit Vladimir Putin, ku kundërshtarët politik dhe dëshmitarët e vrasjeve politike vriten për t’i mbyllur gojën.

“Mediat botërore njoftojnë se i dyshuari për vrasjen e Nemcovit, kundërshtarit kryesor të Putinit që u arrestua dje, u vra sot në banesën e tij me një granatë, natyrisht për ti mbyllur gojën njëherë e përgjithmonë për krimin e porositur. Por njëlloj si Rusinë e Putinit, në Shqipërinë e Edvinit iu bëhet atentat për të mbyllur gojën Durim Bamit, dorësit të paguar nga Ilir Meta për të vrarë dy deputët; Fationit (Tonit) Skënderajt, besnikut të LSI që në emër të Ilirit i dha parat Durimit për të vrarë dy deputetët.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda: Bashkia e Tiranës të drejtohet nga një femër
Isa Mustafa në Tiranë, mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri–Kosovë më 23 mars »
Article Logic
Execution time: 0.09334397315979
array(1) { ["section"]=> string(63) "berisha-kerkon-20-shkurt-te-dyte-rrezikojme-konflikt-civil-5311" }