Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme, akuzon qeverinë për krimin

Publikuar tek: politike, më 12:01 29-01-2015 Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme, akuzon qeverinë për krimin

Një valë e gjatë akuzash ndaj qeverisë aktuale, u lëshua nga foltorja e Kuvendit prej deputetit të PD, Sali Berisha i cili akuzoi maxhorancën për krijimin e një shteti policor, lidhje me krimin dhe përkeqësimin e kushteve në spitale dhe burgje. Në vëmendjen e ish kryeministrit ishin çështjet më të nxehta të kohëve të fundit si vrasja e katërfishtë me autor Kostandin Xhuvanin dhe zbulimi i laboratorit të kokainës në Xibrakë, por mbi të gjitha kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

“Integrimi evropian është shndërruar në një horizont të bukur që largohet çdo ditë, një horizont joshës por që bëhet çdo ditë i paarritshëm. Integrimi është një proçes i cili kalon në një hartë rruge të përbërë nga ato që quhen kriteri i Kopenhagenit që ka qëllim më madhor që t’ju bëjë të sigurt. Por çfarë ndodh në Shqipëri? Në Shqipëri këto kritere të ndërtuara në përpjekje prej dy dekadash dhe më shumë, me një investim kolosal të shqiptarëve dhe partnerëve po çmontohen cdo ditë. Kreu i ekzekutivit ka zgjedhur jo standartet e Kopenhagenit po kërcënimin ndaj Europës. Ai çon mesazhe në Bruksel që ne po humbëm durimin, dhe po e humbën ju ballkanizojmë, mjerë ju ku do strukeni. Kjo është logjikë primitive” tha Berisha nga foltorja e Kuvendit.

“Ç’ndodh në Shqipëri? Le tu referohemi fakteve. Është e vërtetë që janë arreëstuar sepse kanë sharë ministrin apo kryeministrin. Por kreu i ezekutivit merret me trashëgiminë e tij të shenjtë. Ai flet vetëm për burgje. Sepse vetëm këto i ka burim shpirtëror. A e dini që në një qeli sipas raporteve të institucioneve tuaja po bëhen 20 vetë sikur të ishin derra? A e dini që në një qeli, janë si në vitet 1945? Nuk mund të ndodhë kjo në një vend normal. Sepse kundravajtjet civile kthehen ne penale. Sepse ju e doni ligjin siç e bënte Enveri dhe Spiro Koleka. Kjo është me diktaturën. Atëherë dilte sigurimi i shtetit. Ju po e çoni vendin në drejtim të kundërt me Europën. A ka integrim me kërcënime të tipit më mafioz ndaj gjyqtarëve, prokurorëve e gazetarëve” tha Berisha.

“Kush i hodhi Telnis Skuqit kokën e dhisë? Kostandini i partisë. Çfarë ndodhi me konstadinin e partisë? A e dini ju që ka një Enver Basha dëshmimtar,  futeni në youtube dhe merrni emisionin e TCH. Një djalë që po shkonte në shtëpi dhe ra te Konstandini. Në prani të tij polici i thotë Konstandinit mbathja dhe ky shokohet. Dhe e ndjek me motor i del përpara. Ky xhelat premton çdo gjë.  Si mbrohet Kostandini. Merret revole dhe i hidhet djalit të Skënder Demirit. Djali i Demirit mbahet aty 30 minuta dhe nuk çohet për ndihmë, pse të gjithë këto?” pyeti Berisha në lidhje me 4 vrasjet te rruga e Elbasanit, nga djali i ish deputetes së PS, Luiza Xhuvani.

“Vijmë te banda e rrugës së Kavajës me Shullazin. Që të gjithë i kemi të pashlyera skenat kur dalin dhe bien në breshëritë e kallashnikovit. Askush nuk e prek. Qëllohet te rruga e Kavajës, qëllon në Qafë Kashar dhe spitali thotë është plagosur. Me urdhër nga lart, vjen komunikata që s’është e plagosur ky kryebandit që vë gjoba. Për ta nxjerrë të pafajshëm thuhet se ngjarjet s’kanë lidhje me njëra tjetrën. Pasi e përcjell Çipa i partisë, mik e bashkëpunëtor i Genci Xhixhës, i dërgojnë mesazh kryetarit të opozitës. Kur kreun tuaj e kërcënuan çfarë bëmë ne? E mbrojtëm në kulmin e konfliktit me ne. Po ju çfarë bëni? Kalojmë te banda tjetër, te superbanda. Kjo qeveri është e Hakmarrjes për Drejtësi. Ato kërcënime që janë shkruar nga zyra e Ramës. Dhe mos mendo ti se me banda mundesh të imponosh Berishën dhe opozitën sepse ju vetëm sa thoni se jeni Hakmarrja për Drejtësi. Në këtë parlament e kemi denoncuar emërimin e Nallbatit në Elbasan. Hakmarrjen nuk e denoncuam ne. U arrit të mblidhen prova e dokumente që e ka dënuar qeveria e Fatos Nanos. Kanë vënë autobombën me 6 të vrarë, kanë thyer me dhjetëra banka dhe si xhelat kanë vrarë dhjetëra qytetarë, kanë vrarë drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve. Për këto krime i keni dënuar ju. Në Kuvend denoncova rikthimin e Orik Shytit me zyrtarë të lartë të administratës. Denoncova bashkëpunëtorët e Hakmarrjes për Drejtës. Po pse Nallbati në Elbasan. Asi i artë. Shkojmë më tutje. Çfarë ndodhi gjatë kohës? Hakmarrja është në komuniim të vazhdueshëm me shefat. Ajo ka fiksimet e saj në të gjithë institucionet. Pra Hakmarrja për Drejtësis është e lidhur me familjarë të kryeministrit. Nuk mund të më kërcënojë as Dabulla e as xhelati i Sigurimit të Shtetit, Pobrati” tha Berisha në Kuvend.

“U bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi fuqishëm dhe të kërkojmë zgjedhje të parakohshme si kusht për të shpëtuar proçesin e integrimit, për ministrat që vjedhin tenderat me motrat e gratë e tyre. Të ngrihemi se asgjë nuk ka më të fortë se ne si qytetarë” tha deputeti demokrat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli sulmon Tahirin në Kuvend, e akuzon si mik me Shullazin
Marrëveshje bashkëpunimi Dogana-Tatime, Shehaj i faturon fajin sistemit »
Article Logic
Execution time: 0.0173499584198
array(1) { ["section"]=> string(70) "berisha-kerkon-zgjedhje-te-parakohshme-akuzon-qeverine-per-krimin-1811" }