Berisha: Këshilli i vrasjeve kërkon të shpëtojë me moton ‘’Fajin e ka Saliu’’

Publikuar tek: politike, më 13:30 04-03-2015 Berisha: Këshilli i vrasjeve kërkon të shpëtojë me moton ‘’Fajin e ka Saliu’’ Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe njëherë zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe akuzat që bëri deputeti Tom Doshi. Sipas Berishës, vetë Meta ka pranuar se është projektuar eleminimi i Doshit.

‘’Por ndonëse Doshi akuzon vet Metën dhe dorëzi ka akuzuar në dëshminë e Doshit por dhe tek Saimir Tahiri vet Metën, ky i fundit së bashku me Ramën, mendojnë se do ta kalojnë ,me moton e tyre qesharake "fajin e ka Saliu", duke faktuar edhe më shumë autorësine e projektit kriminal të eleminimit të dy deputeteve të parlamentit shqiptar.’’, thotë Berisha

Sipas Berishës, qytetarët duhet të ngrihen në protesta.

“Kur krerët e legjislativit dhe ekzekutivit, tashmë të mbytur nga krimi i tyre, të akuzuar, siç është rasti i Ilir Metës se ka paguar për të ekzekutuar dy deputetë të parlamentit, kërkojnë të shpëtojnë duke manipuluar me dhune policore dëshmitë dhe dëshmitarët e aferës kriminale apo duke përdorur të famshmën "fajin e ka Saliu", imagjinoni ju lutem se çfarë mund të bëjnë këta për secilin prej jush apo fëmijët dhe familjarët tuaj.”, përfundon Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeparlamentarja e Serbisë: Nivel i lartë bashkëpunimi, edhe pse na ndan Kosova
PD, Ristani: Tahiri i përfshirë në skenarin mafioz, të japë dorëheqjen »
Article Logic
Execution time: 0.0040900707244873
array(1) { ["section"]=> string(77) "berisha-keshilli-i-vrasjeve-kerkon-te-shpetoje-me-moton-fajin-e-ka-saliu-4947" }