Berisha: Këshilli i vrasjeve thërret Llallën, "heto po deshe"

Publikuar tek: politike, më 12:14 03-03-2015 Berisha: Këshilli i vrasjeve  thërret Llallën,

"Këshilli i vrasjeve me porosi". Kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Berisha nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ takimin Meta-Tahiri me Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

“Të dashur miq, Këshilli i vrasjeve me porosi në krye të parlamentit dhe ekzekutivit, Meta -Rama -Tahiri - Braho, thërrasin sot në kryeministri Prokurorin e Përgjithshem me temën: Hajde dhe na heto po deshe’, shkruan Berisha.

Në postimin e tij, ish-kryeministri i ka bërë thirrje Prokurorit Llalla të hetojë çështjen dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të ngrihen për t’i shpëtuar ‘krerëve të krimit’, siç i cilësoi ai drejtuesit e Parlamentit dhe qeverisë.

"I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshem që në këto momente kritike për shoqërine shqiptare të hetojë dhe të ndjekë penalisht të gjitha ata zyrtare të lartë të implikuar në një projekt makaber që do të zhyste vendin në një konflikt civil të paparë. Ju bëj thirrje qytetareve të ngrihemi fuqishëm për të shpëtuar vendin, shoqërine tonë nga kreret e krimit që drejtojnë sot Parlamentin dhe qeverinë e Shqiperisë”, përmbyll postimin e tij Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kreshnik Spahiu: Nishani të shpërndajë Kuvendin e gangsterëve
Reagon kunati i Berishës: Nuk e njoh Doshin, akuzat të paimagjinueshme »
Article Logic
Execution time: 0.016758918762207
array(1) { ["section"]=> string(62) "berisha-keshilli-i-vrasjeve-therret-llallen-heto-po-deshe-4858" }