Berisha-Kokëdhimës:Ke përfituar fonde publike, Kokëdhima: Shpifës ordiner

Publikuar tek: politike, më 12:19 26-02-2015 Berisha-Kokëdhimës:Ke përfituar fonde publike, Kokëdhima: Shpifës ordiner Koço Kokëdhima

Ish -kryeministri Sali Berisha akuzoi nga foltorja e Parlamentit, kryetarin e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe deputetin Koço Kokëdhima për abuzime me mjedisin.

“Ti mund të këshillohesh vetëm me Ilir Beqjën” iu drejtua ai Kokëdhimës, duke i kujtuar heqjen e mandatit, pas abuzimeve që PD pretendon se janë bërë me tenderat nga deputeti Kokëdhima. “Ti je njeri që ke përvetësuar fonde publike në thyerje flagrante të kushtetutës. Dhe ti ke bërë krime në mjedis. Për të mbrojtur sarajet 20 metra në Qiparo. Për të mbrojtur pallatet dhe paudhësitë e tua në të gjithë vendin. Dhe ligjin e fundit për legalizimet e apartamenteve u bë absolutisht apartamentet në bregdetet për të legalizuar kullat e Koços në Himare dhe ndërtimet e tjera të paligjshme” tha Berisha.

Por Kokëdhima tha se këto janë shpifje të Berishës.

‘’Nuk kam detyrim ligjor të pyes Saliun se kujt do t’ia shes .Sali të them që ti ke dështuar dhe këtë e di gjithë dynjaja. Unë nuk dal nga politika se thua ti, ti do ikësh shumë shpejt nga parlamenti dhe politikë. Unë do jem për shumë kohë këtu. Në zonën time do humbësh 5 me zero. Edhe në gjithë Shqipërinë. Unë nuk bie në moçalin tënd që të përgojosh njerëzit e mi për punën e tyre të bëra nën qeverisjen tënde. Nuk të them se je një plak I paaftë se është edhe e metë fizike. Por për gjithë zgjedhjet që ke bërë në këtë Parlament. Sali nuk je plak i lartë.’’

Në fjalën e tij Kokëdhima ka vazhduar replikat edhe pse Sali Berisha nuk ndodhej në parlament duke thënë se akuzave se ai ka marrë toka në Velipojë, do ti përgjigjet kur Berisha të jetë i pranishëm. “Saliu e çnderoi fjalën, është një shpifës ordiner dhe duhet të rijë aty ku e kanë vendin shpifësit”, tha Kokëdhima.  

Më pas ai u mor me Vangjush Dakon, kryetarin e Bashkisë së Durrësit. “Zoti ministër si mund të impenjohesh për mjedisin kur Koçua ndërton 25 metra nga buzë detit. Çfarë të besoj unë për mjedisin kur në mes të parkut të liqenit ndërtohen vilat e ndërtuesit të sarajave të Surrelit. Gjushi e ka betonizuar shkëmbin e Kavajës dhe si thotë askush asgjë. Ju me Gjushin e keni bërë Durrësin në një ferr që nuk ka qenë në këtë situatë. Batërdia më e madhe bëhet sot, kur po shpyllëzohen në zemër të pyjeve. Shkrirja e policisë së pyjeve ishte krim më monstruoz për pyjet e shqipërisë. Ju bëni çdo gjë për fasadë” akuzoi Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vokshi-Beqajt: Po detyron mjekët të firmosin peticion pro testimit, Beqaj: Do ta bëjmë testimin
Pas shpalljes së luftës me Ramën, Doshi flet me Kokëdhimën »
Article Logic
Execution time: 0.0223388671875
array(1) { ["section"]=> string(76) "berisha-kokedhimes-ke-perfituar-fonde-publike-kokedhima-shpifes-ordiner-4482" }