Berisha komenton “Lazaratin”: Mungesë transparence nga policia, Prokuroria të hetojë ngjarjen

Publikuar tek: politike, më 20:59 24-06-2015 Berisha komenton “Lazaratin”: Mungesë transparence nga policia, Prokuroria të hetojë ngjarjen

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjet e ndodhura sot në Fshatin Lazarat, vjasjen e efektivit të policisë si dhe aksionin e forcave të policisë në fshat.

Sipas Berisësh, ngjarja rrethohet nga një mungesë totale transparence ndaj publikut.

“Më duhet të denoncoj gjithashtu mungesën pothuaj të plotë të transparencës para publikut të tronditur, të rrethanave dhe dinamikës të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, a thua se kemi të bëjmë me një ngjarje private”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri komenton edhe listën e policisë,që sipas tij është e pasaktë dhe i bën thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për ngjarjen.

Kështu, thuhet se personi i kapur gjatë kontrollit të të cilit është gjuajtur mbi policët në postbllok, Xhulio Ilir Malo nuk është fare nga Lazarati por nga Kodër Tepelena. Policia ka dalë tani me një listë prej rreth 20 personash. Nuk përjashtohet mundësia që midis tyre të jenë dhe autorët e krimit por këta persona prej shumë muajve janë në kërkim e madje ndonjë prej tyre thuhet edhe në shoqërim të ndonjë pushtetari. Përveç këtyre, në listën e të kërkuarve figurojnë dhe persona që prej muajsh gjenden në burg. Sëe fundi, mësohet se disa nga personat në listë kanë shkuar vetë në komisariatin e policisë së Gjirokastrës për të provuar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e sotme apo me ndonjë ngjarje tjetër. Pra duket se Policia po përsërit historinë e listës së një viti më parë”, shkruan Berisha në Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasje fizike mes numëruesve të PS dhe PD në Shkodër
Përfundon numërimi për partitë në Elbasan, ASHE me 35 këshilltarë, APPD me 16 »
Article Logic
Execution time: 0.030705213546753
array(1) { ["section"]=> string(95) "berisha-komenton-lazaratin-mungese-transparence-nga-policia-prokuroria-te-hetoje-ngjarjen-14577" }