Berisha komenton vizitën e Merkel: Mesazhet e kancelares ishin ato që shqetësojnë opozitën

Publikuar tek: politike, më 19:19 08-07-2015 Berisha komenton vizitën e Merkel: Mesazhet e kancelares ishin ato që shqetësojnë opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel të zhvilluar sot në Tiranë. Berisha është shprehur se vizita duhet përshëndetur përzemërsisht, ndërsa thekson se mesazhet e Merkel-it ishin problemet kryesore që shqetësojnë opozitën në Shqipëri.

“Opozita dhe mbarë shqiptarët duhet ti jenë shumë mirënjohese kancelares për mesazhet e rëndësishme që ajo dha haptas dhe në interesin më të mirë të vendit tonë dhe qytetarëve të tij. Mesazhet e rendësishme të kancelares Merkel ishin dhe problemet më kryesore që shqetësojnë më shumë opozitën dhe mbarë qytetarët shqiptare”, shkruan Berisha në facebook.

Më tej Berisha shkruan se Merkel bëri të qartë se integrimi i Shqipërisë në BE do bëhet në bazë të zbatimit të reformave në praktikë, shkëputjeve të lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar, si dhe luftës së krimit të organizuar, për cilën Berisha shprehet se ende asnjë zyrtar i lartë nuk është vendosur përpara ligjit.

Ish-kryeministri ka deklaruar se kancelarja gjermane ka hedhur poshtë pretendimin e Ramës se Shqipëria pengohet drejt BE-së për shkak të besimit fetar mysliman të shumicës së shqiptarëve.

“Kancelarja Merkel hodhi poshtë në mënyrë të përsëritur pretendimin absurd të Edi Ramës se Shqipëria pengohet në rrugën e saj drejt BE nga besimi fetar musliman i shumicës së shqiptarëve, pretendim që bëhet me qëllim për të mbuluar lidhjet e tij direkte personale me krimin, korrupsionin dhe politikat e tij eksodogjene”, ka thënë ai.

Në fund Berisha shkruan: “Një komponent shumë i rëndësishëm i kësaj vizite ishte konferenca e biznesit gjermano - shqiptar, në të cilën investitoret gjerman denoncuan mos zbatimin nga qeveria shqiptare të vendimeve të gjykatës së Strasburgut, pa lëre pastaj të gjykatave të vendit si dhe për anullime antiligjore të kontratave të kompanive gjermane si ajo e portit të Durresit anulluar nga qeveria!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel-Nishanit: Jam e impresionuar nga përparimi i Shqipërisë
Ruçi-Halimit: Propozimi i PD bllokon reformën në drejtësi. Halimi: Kërkesë e ndërkombëtarëve »
Article Logic
Execution time: 0.023764133453369
array(1) { ["section"]=> string(95) "berisha-komenton-viziten-e-merkel-mesazhet-e-kancelares-ishin-ato-qe-shqetesojne-opoziten-15643" }