Berisha: Koni dhe Kule u kërcënuan nga Emiljano Shullazi. Profesori: Vazhdoj të jem në garë

Publikuar tek: politike, më 17:15 16-04-2016 Berisha: Koni dhe Kule u kërcënuan nga Emiljano Shullazi. Profesori: Vazhdoj të jem në garë Dhori Kule dhe Mynyr Koni

Kandidati për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni është kërcënuar me jetë nga Emiljano Shullazi nëse nuk tërhiqet nga gara. Ngjarja është denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, i cili ka theksuar se Koni është paralajmëruar gjithashtu se nëse nuk tërhiqet do i rrëmbehet djali.

Berisha ka thënë gjithashtu se rektori në detyrë, Dhori Kule është ndaluar në sheshin “Nënë Tereza”, po nga Emiljano Shullazi, që i ka kërkuar të tërheqë çdo mbështetje ndaj profesor Konit.

“Emiljano Shullazi ditën e enjte ndalon një nga kandidatët, Mynyr Koni, është në Shkencat e Natyrës po nuk e di fushën e tij. Një gjë dua të sigurojë shqiptarët se në memorien time ky profesor nuk ka lidhje me PD-në. Kryebanditi Shullazi i kërkon profesorit të tërhiqet nga gara ose do t’i rrëmbëhet djali, dhe i thotë po fole ke kokën. Dje profesori ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Dje banda e Emiljano Shullazit me 3 makina të blinduara, kanë ndaluar në mes të sheshit Dhori Kulen, dhe i kanë kërkuar që t’i heq çdo mbështetje Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar më shumë se kaq, për arsye se unë nuk jam lidhur me dy profesorët, burimi është 100% i sigurtë”, deklaroi deputeti demokrat.

Ish-kryeministri i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Ramës, se në rast se dy profesorëve u preket qoftë edhe një fije floku, Rama do përgjigjet personalisht.

“Në këto rrethana, besoj unike në planet, ngjarje të tillë nuk ka ndodhur as në vitet më zeza të komunizmit. Nuk kam lexuar kurrë të përshkruhet një ndërhyrje e tillë në zgjedhjet e akademikëve, ku përpara kësaj situate, dola këtu para shqiptarëve, së pari për të paralajmëruar Edi Ramën se në rast se 1 qime floku pëson akademiku Koni ose djali i tij, akadamiku Kule ose familjarë i tij, ose cilido akademik në garë, në mënyrë absolute ta marrë si ultimatum se do të përgjigjet ai personalisht dhe as Gregu dhe asnjë tjetër”, tha Berisha.

Berisha i ka bërë thirrje akademikut që të mos tërhiqet nga gara, ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria të nis menjëherë hetimet. 

Ndërkohë, Mynyr Koni ka reaguar pas deklaratës së Berishës, duke njoftuar se nuk është tërhequr nga gara për postin e rektorit të Univeristetit të Tiranës. Gjithsesi, profesori nuk ka mohuar deklaratën e ish-kryeministrit se është kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës. I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”, shkruan Koni në reagimin e shkurtër.

Pas denoncimit të Berishës është bërë edhe shoqërimi në polici i Emiljano Shullazit, ku do merret në pyetje.

Lexo edhe: Shoqërohet në polici Emiljano Shullazi, kontrolle në shtëpinë e tij

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela: Nga çfarë përfitoi Rama këto ditë në Washington
Meta në Konferencën e Kryetarëve: Shqipëria e gatshme për të dhënë kontributin e saj në krizën e refugjatëve »
Article Logic
Execution time: 0.027911901473999
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-koni-dhe-kule-u-kercenuan-nga-emiljano-shullazi-profesori-vazhdoj-te-jem-ne-gare-37851" }