Berisha kopjon Bashën, publikon ‘sms’-në e ngjashme me atë të 2015-ës

Publikuar tek: politike, më 19:09 21-04-2016 Berisha kopjon Bashën, publikon ‘sms’-në e ngjashme me atë të 2015-ës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në foltoren e Kuvendit për t’iu drejtuar deputetëve të pranishmëm në seancë.

Këtë herë, Berisha ka lexuar një tjetër mesazh nga qytetari dixhital, i cili sipas tij është roje në burgun 302, ku po mbahet aktualisht Emiljano Shullazi.

“Gardiani dixhital” ka denoncuar te Berisha sms-në që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dërguar Shullazit, për ta bindur se arrestimi i ka ardhur nga prokuroria dhe jo nga policia.

“Jam roje te paraburgimi i Emiljano Shullazit, ju garantoj se mesazhi i Saimir Tahirit për të përgënjeshtruar Edi Ramën ia ka dërguar direkt Emiljano Shullazi, i cili ka dyshimet më të mëdha se ia ka bërë policia i cili nuk beson se ajo ishte një grackë e prokuroisë siç e paraqesin mediat, pasi kërcënoi Saje Qorrin se do të nxirrte gjithçka për të”, citoi deputeti demokrat në Kuvend.

Vitin e kaluar, ishte kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili deklaroi gjatë një interviste në "Opinion" se ministri Tahiri i kishte dërguar një sms disa biznesmenëve të arrestuar në Durrës, ku i shkruante se vendimi ishte marrë nga institucione të tjera të vendit dhe jo nga policia.

“Është dokumentar nga partnerët tanë komunikimi i Tahirit me këta persona, të cilëve u ka thënë se këtë të keqe nuk e kanë nga Ministria e Brendshme por nga institucione të tjera të vendit. Ne do ta bëjmë publike edhe nesër këtë, jo sepse kemi nevojë t’i provojmë shqiptarëve lidhjet e tij me bandat, por sepse ai është e keqja e madhe e këtij vendi”, shprehej Basha në 29 tetor të 2015.

Duket se kësaj here ka qenë Berisha që ka kopjuar kryetarin e tij, Bashën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Haxhia: Para se të bëjë thirrje për armatosje dhe luftë vëllavrasëse, Berisha të tregojë lidhjet me mafien italiane
Qeveria dhe opozita ngrenë komisione të veçanta për hetimin e çështjes “CEZ” »
Article Logic
Execution time: 0.023061037063599
array(1) { ["section"]=> string(72) "berisha-kopjon-bashen-publikon-sms-ne-e-ngjashme-me-ate-te-2015-es-38295" }