Berisha: Korruptuat ekspertët e reformës në Drejtësi. Byronë me mirë ia jap Shullazit sesa Saimirit

Publikuar tek: politike, më 13:21 11-02-2016 Berisha: Korruptuat ekspertët e reformës në Drejtësi. Byronë me mirë ia jap Shullazit sesa Saimirit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thënë gjatë fjalës së tij në Parlament se opozita ka kërkuar në draft konsernsual për Reformën në Drejtësi por qeveria riprodhoi të njëjtin skenar për qëllimin e vetëm të lërë vendin pa reformë. Berisha tha se qeveria ka korruptuar ekspertët e Reformës në Drejtësi dhe i ka ngritur kurth ekspertëve opozitarë.

Ish-kryeministri u shpreh se opozita nuk do të behët kurrë një shtojcë e maxhorancës.

Byroja Kombëtare e Hetimit, Berisha:       

“Në varësi të zyrës së kryeministrit ndodhi që këtu të ishte për vizitë një nga përfaqësuesit më prestigjoz që ka toka gjermane, një gjigand i të drejtës. Ky zotëri, ky xhentëllmen kur u njoh me konceptin dhe mënyrën tënde të Byrosë, ai doli në mediat shqiptare dhe tha: “Kjo nuk mund të ndodhë kurrë”.

Ky profesor i madh tha kjo nuk nodh kurrë në një vend demokratik. Profesori është një nga tre personalitetet. Ai ka patur kontratë për të mbrojtur Kosovën në Hagë dhe e ka mbrojtur si një lider i vërtetë. Byronë Kombëtare të Hetimit unë më mirë ia jap Shullazit sesa Saje Qorrit”, tha Berisha.

Reforma në Drejtësi, Berisha:

“Më thanë se është një marrëveshje e dakordësuar për të mos folur për këtë çështje. Cilitdo unë jam i gatshëm t’i jap dokumentin, Unë përpiqem t’i qëndroj luajal procesit. Sipas këtij dakordësimi secili nga ju duhet të ishte i heshtur sa ne.

Prej një viti është përfshirë në një debat të paprecedentë në historinë e tij për Reformën në Drejtësi, reformë që në bindjen time më të thellë është e domosdoshme.

Bazuar në faktin tjetër nuk mund të ketë një forcë tjetër më të interesuar se opozita, si mburojë e vetme, ne do marrim pjesë në Reformën në Drejtësi.

Oferta jonë për të marrë pjesë, u kuptua jo si një akt përgjegjësie shumë të lartë. Në marrëdhëniet me një qeveri e ka më të lehtë t’i thotë 10 herë plaç se nje herë shëndet, ne këtë bëmë, thamë do punojmë. Po si? Shtojcë e juaja? Kurrë!

Nuk ka një njeri që na ka dhënë votën, i cili nuk do mbështeste një qëndrim tonin për një çështje të shoqërisë mbështetur në mënyrë konsensuale.

E vërteta është se këtë ofertë ju e hodhët poshtë me një cinizëm ekstrem.

Kur një qeveri hedh poshtë ofertën, e vërteta është se gjuan mbi veten e saj, dhe opozitës i bën një nder të veçantë, e çliron nga çdo lloj obligimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Christian Lange për Reformën në drejtësi: Konsesus e vetëm konsesus! Mos jini dritëshkurtër
Berisha: Ja pse të parët e mi rruanin kokën, kur stërgjyshërit e tu pëllisnin si lopë. Rama: Dilje xhiro me varkë për të parë Nexhmien »
Article Logic
Execution time: 0.0042219161987305
array(1) { ["section"]=> string(103) "berisha-korruptuat-ekspertet-e-reformes-ne-drejtesi-byrone-me-mire-ia-jap-shullazit-sesa-saimirit-32305" }