Berisha: Kosova po e bën zeher Ramën, ai vuan kur sheh diferencën e tij me Veliajn

Publikuar tek: politike, më 11:14 30-04-2015 Berisha: Kosova po e bën zeher Ramën, ai vuan kur sheh diferencën e tij me Veliajn Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha, sot, ndonësë po zhvillohet seanca parlamentare ka vendosur të flasë nga rrjeti social Facebook ku ka thënë se kryeministri Rama po përjeton një makth për Tiranën. Sipas Berishës, kjo vjen pasi kryeministri Rama ndjen diferencën e madhe të kandidatit të PD Kosova me atë të PS, Veliaj.

“Dr. Halim Kosova po e bën Ramën zeher, po e lë pa gjumë. Reputacioni, vlerat morale, pëlqyeshmeria, popullariteti i lartë dhe fushata e tij bindëse dhe e njerëzishme ka shkaktuar makth të vërtetë e panik të madh te Rama dhe ministri i tij i mirëqënies personale. Kështu, Edi Rama çdo ditë e me shumë ndjen veten dhe ministrin e tij si njerëz të dale boje nga mashtrimet e tyre elektorale, heqja masive e njerëzve nga ndihma ekonomike dhe zgjatja me dy vjet e daljes në pension, eksodi masiv i shqiptarëve. Ai vuan shumë kur sheh diferencen e madhe në preferencat e qytetareve midis Veliajt, që ndan me të vellanë paratë e ndihmës për të varferit, dhe Kosovës, qe ka në jetë në shërbim me përkushtim ndaj qytetarëve”, shkruan ish-kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale, KQZ: Në 22 maj fillon zyrtarisht fushata, afati i fundit për regjistrim 4 maji
Doda-Ramës: Projektligji juaj për hapjen e dosjeve, shantazh i zbardhur me gërma »
Article Logic
Execution time: 0.052541971206665
array(1) { ["section"]=> string(86) "berisha-kosova-po-e-ben-zeher-ramen-ai-vuan-kur-sheh-diferencen-e-tij-me-veliajn-10047" }