Berisha: Krimi, i lidhur me kryeministrin

Publikuar tek: politike, më 11:40 16-02-2015 Berisha: Krimi, i lidhur me kryeministrin Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në profilin e tij në ‘’Facebook’’ komenton ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke thënë se zgjidhja për to janë vetëm zgjedhjet e përgjithshme. Sipas Berishës, krimi është i lidhur me kryeministrin Edi Rama e ministrin Sajmir Tahiri.

“Këto shtatë akte kriminale në më pak se 72 orë, për të cilat nuk është gjetur asnjë autor, dëshmojnë se territori i vendit është tërësisht nën kontrollin e krimit. Ky është rezultat i lidhjeve te krimit deri me kryeministrin, ministrin e rendit dhe qeveritarë e zyrtarë të lartë,  shkrirjes me një vendim të vetëm i të gjithë Policisë Kriminale, vetëm se ajo kishte dosjet e lidhjeve me krimin të qeveritarëve aktualë, shkatërrimit pothuaj tërësor të rrjetit të agjenturës së Policisë Kriminale dhe mungesës pothuaj të plotë aktualisht të këtij rrjeti, shkrirjes me një vendim të vetëm të Policisë Rrugore, rifutjes në Polici nga kreu i saj në qendër dhe krerët në qarqe e poshtë, të oficerëve të Policisë të larguar nga detyra për lidhje të tyre me banda, trafiqe dhe korrupsion.’’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, për këto shkaqe, vrasjet në vitin 2014 arritën në 139 raste nga 117 që ishin në vitin 2013, grabitjet me maska dhe armë u rriten 10 herë dhe shpërthimet me tritol 220 për qind. “Këta janë byrazerët e krimit. Vendi po shkon drejt destabilizimit. Vetëm zgjedhjet e përgjithshme nxjerrin vendin nga kthetrat e krimit.’’, përfundon Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati: Kushtetuta e qartë për Visar Zhitin, Vatikani na ka ftuar ta propozojmë
Zhiti: O Zot mëshiroje Presidentin »
Article Logic
Execution time: 0.41134214401245
array(1) { ["section"]=> string(44) "berisha-krimi-i-lidhur-me-kryeministrin-3491" }