Berisha kritika publike ndaj Bashës: U gabua me parkingjet, Braçe: Ti e Lulzimi yt përfitime

Publikuar tek: politike, më 09:36 18-02-2015 Berisha kritika publike ndaj Bashës: U gabua me parkingjet, Braçe: Ti e Lulzimi yt përfitime Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Vjen kritika e parë publike nga ish-lideri i Partisë Demokratike, për pasardhësin e tij Lulzim Basha. Sali Berisha ka kritikuar dje Bashën në lidhje me projektin e parkingjeve private. Por ditën e sotme ka reaguar edhe deputeti i PS-së Erion Braçe, duke shkruar për se ky koncension u mendua për përfitim personal të Berishës e Bashës.

Sipas Berishës, kreu aktual  i PD-së dhe njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës Basha gaboi pasi nuk dëgjoi zërin e qytetarëve para se t’i kërkonte Këshillit Bashkiak  dhënien me koncension të parkingjeve publike për t’I kthyer në privatë.

“Ky ishte sigurisht një gabim. Ajo që ishte e gabuar ishte mungesa e një dialogu me qytetarët, por ajo që quhet jashtëzakonisht positive, e një kulture të re qytetare, ishte anulimi i tij sapo u konstatua se qytetarët nuk e pëlqenin atë. Ndaj unë e përshëndes vendimin e shpejtë të Z.Basha duke e anuluar atë, duke e shtyrë për 5 vitet e ardhshme’’, tha Berisha gjatë emisionit ‘’Watching’’ në Agon Channel.

"Jo Sali Berisha, jo!! Me koncesionimin e parkimeve publike, nuk ishte gabim vetëm mosdëgjimi i qytetarëve; GABIMI THEMELOR ESHTE KONCESIONIMI I RRUGEVE PUBLIKE KU JANE PARKIMET; NE AKSET KRYESORE DHE ATO DYTESORE!! Nuk mundet që ti, Lulzimi yt e të tjerë si ju të koncesiononi rrugët për përfitime shembullore në afat të gjatë 35 vjet!! Ti ke të drejtë, dy kultura janë;KULTURA JOTE E PERDORIMIT TE SHERBIMEVE PUBLIKE PER PERFITIME AFATGJATA PRIVATE ME SHPENZIME TE VOGLA-SIC PASAPORTAT E KARTAT E IDENTITETIT, KONTROLLI TEKNIK I AUTOMJETEVE, PULLAT FISKALE, MARKIMI I KARBURANTEVE, SKANIMI I KONTEINEREVE; I MBAN MEND BESOJ?; Dhe natyrisht, nje kulture tjeter;KULTURA E SHERBIMIT PUBLIK ME KOSTO TE ULET PER BUXHETIN E SHTETIT DHE PA KOSTO OSE KOSTO MINIMALE PER QYTETARIN.Qytetaret duan kete te dyten, ndaj u shporret dhe u zbythet!!", shkruan Braçe në ''Facebook''.


Pas Erjon Braçes, Berisha ka shkruar sërisht në 'Facebook":

"Ky qëndrim kontraston shumë me qëndrimin e neo-bllokmenit Edvin Kristaq Rama, që vetëm pse i thonë zerat e brendshëm, i rrembyer nga ADN e tij politike, bërtet para kamerave me kënaqesinë sadiste të etërve mizorë , burg, hekura, burg, hekura. Ai, po me sadizëm, prish banesa me leje të qytetareve të thjeshtë, burgos dhe i çon në vetvarje ata, ndërkohë që nuk prek pallatet, sarajet pa leje të oligarkeve të tij Kokedhima, Gjushi, Abazi", shkruan Berisha duke replikuar me shkrimin e Braçes në "Facebook".


Ditë më parë Bashkia e Tiranës u tërhoq nga vendimi për të kthyer hapsirat publike të parkingjeve në parkingje private. Basha tha se do ta rishikonte çështjen pas pas 5 vitesh.

‘’Në kushtet kur mozaiku i veprimeve tona për të zgjidhur problemet e trafikut, në kushtet e krizës ekonomike që e ka zhytur vendin kjo qeveri, gjykojmë se për të dalë nga kjo krizë  nuk duhet rënduar konsumatori dhe qytetari. Duhet reflektim i heqjes së taksës së qarkullimit, ulja e çmimit të karburantit, ulja për çmimin e energjisë. Gjykimi im  është se nuk është zgjidhja për të rënduar qytetarët dhe përdoruesit, me 3-fishim të hapsirave publike. Unë do t’i kërkoj Këshillit Bashkiak konsiderimin e shtyrjes me 5 vjet të propozimit për 3-fishimin e hapsirave publike.”, tha kryetari i Bashkisë Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi/ Peleshi: Janë shpërndarë 2500 pako ushqimore për të përmbyturit
Blushi-Kodheli, a po luftojnë për Tiranën? »
Article Logic
Execution time: 0.033527135848999
array(1) { ["section"]=> string(62) "berisha-kritika-publike-ndaj-bashes-u-gabua-me-parkingjet-3706" }