Berisha kundër ligjit për arsimin e lartë: I mbyll derën studentëve të varfër

Publikuar tek: politike, më 13:34 16-07-2015 Berisha kundër ligjit për arsimin e lartë: I mbyll derën studentëve të varfër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kundërshtuar sot në Kuvend projektligjin për arsimin e lartë, për të cilin është vendosur të diskutohet të martën e ardhshme në një seancë të posaçme.

Berisha tha se sot u tentua të kryej një atentat ndaj Kuvendit duke futur jashtë rregullave në rendin e ditës për ta miratuar me shpejtësi ligjin për arsimin e lartë. Sipas Berishës, ky projektligj është hartuar për klientelën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka theksuar se për ligjin u ndanë me miliona euro.

Ish-kryeministri e ka konsideruar tërësisht antieuropian dhe antikombëtar këtë projektligj, duke shtuar se ai i mbyll përfundimisht derën studentëve të varfër. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ahmetaj: S’japim koncension monopol, kufizuam koncensionin e skanimit në dogana
Zbulohet universiteti privat që është favorizuar nga Ministria e Arsimit, Nikolla e komenton në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.021667003631592
array(1) { ["section"]=> string(82) "berisha-kunder-ligjit-per-arsimin-e-larte-i-mbyll-deren-studenteve-te-varfer-16332" }