Berisha: M'u lut Shkëlzeni që mos jepte dorëheqjen Meta kur doli në videon e Priftit, unë nuk pranova

Publikuar tek: politike, më 12:11 05-03-2015 Berisha: M'u lut Shkëlzeni që mos jepte dorëheqjen Meta kur doli në videon e Priftit, unë nuk pranova

Sali Berisha i përgjigjet jashtë Parlamentit, para gazetarëve, akuzave të Ilir Metës për djalin e tij Shkëlzenin. Ai thotë se djali i tij, i është lutur që Meta mos ta jepte dorëheqjen pas  daljes së videos me Priftin.

"Në përpjekjen e tij për tu kap si fije bari ka nxjerrë tezën se Doshi do kalojë tek PD por mashtron se Tom Doshi paska kalu tek PD-ja. Njeriu që bënte fluturime me helikopter qeveritar me Tom Doshin është Ilir Meta. Meta tregon se kufijtë e zhytjes së tij në krim dhe korrupsion nuk ka kufi. Video tregon qartë se kush e kishte furnizu dhe sponsorizu janë të gjitha në video. Meta i ishte lutur djalit im, të ndërhynte tek unë se nuk donte të jepte dorëheqjen pas videos me Priftin. Unë e du shumë djalin tim, por detyra shtetërore është detyrë shtetërore për mua.'', tha Berisha jashtë Parlamentit, pas fjalës në foltore.

Në Parlament Meta i bëri të qartë se nuk e jepte dorëheqjen dhe se e kishte bërë njëherë për djalin e tij Shkëlzenit.

"Të ta jap përgjigjen. Mbylle mikrofonin. Eshtë kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlqzen Berishën nuk e bëj e kam dhënë njëherë për të dorëheqjen. Mos u bëj pjesë e puçit të pularisë Tom Doshi dhe Dritan Prifti si aksioner. Ti beson më shumë tek Toma se tek Prokuroria se si një I akuzar për vrasje flet tek Doshi dhe jo tek Prokuroria.", i tha Meta Berishës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama: Vrasja e Doshit? Eshtë aktrim. Do doja që prokuroria të dënojë përgjegjësit
Berisha-Metës: Jep dorëheqjen, Meta: U dorëhoqa njëherë prej Shkëlzenit se ishte në video me Dritan Priftin »
Article Logic
Execution time: 0.1638650894165
array(1) { ["section"]=> string(104) "berisha-m-u-lut-shkelzeni-qe-mos-jepte-doreheqjen-meta-kur-doli-ne-videon-e-priftit-une-nuk-pranova-5018" }