Berisha: “Mark Frroku” i vërtetë është Edi Rama

Publikuar tek: politike, më 21:13 01-04-2015 Berisha: “Mark Frroku” i vërtetë është Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar duke përshendetur vendimin e Gjykatës, e cila dha vetëm “detyrim paraqitje” për ish-shefin e Interpol Tiranës, Artan Bajraktari. Sipas Berishës, ky vendim i Gjykatës fakton sedrejtuesit e Interpolit nuk e kanë fshehur krimin e deputetit Mark Frroku në Belgjikë, por janë urdhëruar  të arkivonin kërkeën për ekstradim.

Berisha shprehet se ky veprim është ndërmarr për shkak se Frroku është dëshmitar kyç në dosjen “Doshi”, ndërsa shton më tej se “Mark Frroku” i vërtetë në Shqipëri është kryeministri Edi Rama, i cili përdor pushtetin për të fshehur vrasje dhe krime të tjera.

Postimi i Berishës në facebook:

Të dashur miq, përshëndes vendimin e Gjykatës që damkosi si të kundraligjshëem arrestimin e drejtorit të Interpolit, Artan Bajraktari dhe bashkëpuntorës së tij. Gjykata faktoi para opinionit publik se krimin e Frrokut nuk e fshehën drejtuesit e Interpol Tiranës. Përkundrazi, ata me përgjegjësi të plotë, me shkrim dhe me gojë, kishin njoftuar Didin dhe Tahirin sapo kishin marrë kërkesën e ekstradimit, por ashtu siç kemi njoftuar dhe siç u provua sot në Gjykatë ata u urdhëruan të arkivonin kërkesën për ekstradimin për vrasje të Mark Frrokut në Belgjikë. Kjo sepse ai ishtë dëshmitar kyç në dosjen Doshi. Sot në Gjykatën e Tiranës u faktua edhe një herë se Mark Frroku i vërtetë në Shqipëri është Edi Rama që përdor pushtetin për të fshehur vrasje dhe krime të tjera!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD dhe PR bashkë në zgjedhjet lokale, Duka drejt kandidimit në Durrës
Subashi: T’i hapet rrugë hetimit. Jemi pro arrestimit të deputetit Mark Frroku »
Article Logic
Execution time: 0.027655839920044
array(1) { ["section"]=> string(49) "berisha-mark-frroku-i-vertete-eshte-edi-rama-7584" }