Berisha mbron Manjanin :''Për byronë Rama del dhe thotë s’ma pranon ministri i Drejtësisë, po ti e do për vete''. Bën dhe një debat me Metën e Ballën

Publikuar tek: politike, më 12:21 28-01-2016 Berisha mbron Manjanin :''Për byronë Rama del dhe thotë s’ma pranon ministri i Drejtësisë, po ti e do për vete''. Bën dhe një debat me Metën e Ballën

‘Për byronë Rama del dhe thotë s’ma pranon Ylli Manjani, po ti e do për vete’’, kështu ka sulmuar sot Sali Berisha në Kuvend Edi Ramën, duke marrë në mbrojtje ministrin e Drejtësisë, Manjanin. Më pas ish-kryeministri ka bërë edhe një  debat të vogël me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe deputetin socialist Taulant Balla.

“Po ik o zotëri që më rri si bodyguard. Nuk je ti kryetar Parlamenti, është ai atje sipër.Unë mendoj të vendosim një rregull: Gjoba për çdo gënjeshër, heqja e të drejtës së fjalës, ky zotëri për 3 vjet se merr dot fjalën në Parlament’’, e nisi fjalën Berisha, menjëherë pasi foli ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Arben Ahmetaj.

Lidhur me Reformën në Drejtësi Berisha tha:

“Sot t’u faktojmë shqiptarëve që njeriu që nuk e do është Edi Rama, që luan me bllof, që saboton Reformën në Drejtësi është Edi Rama. Njeriu që mashtron se do bëjmë Reformën me 64 vota është Edi Rama, ndërkohë që do 94.

Për Byronë del dhe thotë s’ma pranon Ylli Manjani, Manjani thotë atë që ka thënë Sali Berisha dhe Komisioni i Venecias. Dhe s’mund të thotë: Edi Rama kryehetues, kryeprokuror, kryegjykatës.

Ministri që nuk zbaton vullnetin e kryeministrit i thuhet ‘’Mirupafshim’’, po si thua dot se e do për vete ti atë Byronë e Hetimit, me Surrelin, pallatin 5-katësh.

Cili është grupi? Grupi me në krye Xhafën. Përfaqësues i klaneve të drogës. Emëroi Sokol Sadushin, që për hir të së vërtetës është ekspert për të drejtën administrative, por militant partiak, sa u ul tha dua Gjykatën Administrative. Dhe ky do krijojë Gjykatën Administrative.

I thotë Sokol Berberit, kunatit, mbroma Koçon se do jesh kryetari. Konsensusin ka vetëm një njeri që e kundërshton dhe ky është Edvin Kristaq Rama”

 

Ballës, Berisha i ka thënë në foltore se është dënuar për shpifje, ndërkohë që ai fliste nga salla. Kurse Metës i ka kthyer një përgjigje për mesazhin që i kishte mbërritur nga kryetari i delegacionit të Kosovës.

Berisha: Ju hoqët simbolet në ndeshjen me Serbinë, si mund të shkojë zonja të përfaqësojë Shqipërinë?!

Meta: Për të informuar deputetin Berisha, para dy ditësh kam marrë përgëzime nga Z.Xhavit Haliti për përfaqësimin e Shqipërisë.

Berisha: Ato mesazhe i beson vetëm ti! Mos o Zotëri se je kryetar i Parlamentit jo i  Valit (QESH)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do e mbështesë Tahiri Blushin si mik të mirë? Përgjigjet Tahiri: “PRO” zgjedhjeve për kryetarin e PS në Kongres
Rama: Kush saboton Reformën në Drejtësi do marrë një përgjigje që se ka parë ndonjëherë në zgjedhjet e ardhshme »
Article Logic
Execution time: 0.023339033126831
array(1) { ["section"]=> string(148) "berisha-mbron-manjanin-per-byrone-rama-del-dhe-thote-s-ma-pranon-ministri-i-drejtesise-po-ti-e-do-per-vete-ben-dhe-nje-debat-me-meten-e-ballen-31151" }