Berisha: Mbyllja masive e bizneseve, reagim i guximshëm ndaj terrorit qeveritar

Publikuar tek: politike, më 11:48 02-09-2015 Berisha: Mbyllja masive e bizneseve, reagim i guximshëm ndaj terrorit qeveritar

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka përgëzuar veprimin e disa prenarëve të bizneseve ditën e djeshme para nisjes së aksionit kundër informalitetit.

Sipas Berishës qindra biznese ulën qepenat ndaj 600 grupeve të kontrollit punëtor dhe është një akt për tu përshëndetur.

“Mbyllja masive e bizneseve ishte dje reagimi i parë i guximshëm dhe kurajoz i sipërmarrësve të Tiranës ndaj terrorit qeveritar të paprecedent në një vend të lirë, që do ushtrojnë jo institucionet legjitime dhe në përputhje me ligjet e vendit por 600 grupe kontrolli të përberë nga "çunat e krimit" dhe të tjerë që nuk kanë asnjë tagër ligjor për të kontrolluar veprimtarinë bizneseve perveç urrejtjes dhe mendjes së sëmurë të Edi Ramës”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri Berisha thotë se i gjithë ky presion bëhet për të mbushur gropën e shkaktuar nga vjedhja e 180 milionë dollarëve nga Tatimet dhe Doganat.

“Bizneset i treguan dje Ramës dhe bandave të tij qepenat e mbyllura dhe ky akt është për t'u përshëndetur si një akt i guximit qytetar në mbrojtje të shtetit ligjor. Edi Rama, i cili si analfabet në ekonomi kujtohet vetëm pas dy vjetesh dështimesh të parikthyeshme të flasë dhe të luftojë informalitetin. Ai kërkon ta bëj këtë me aksion në stilin e etërve të tij, me kontrolle paralele që të kujtojnë kontrollet punëtore të ditëve më të zeza të diktaturës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Qytetarët e Tiranës çdo muaj në sondazh për kompanitë e pastrimit. Kush merr notë të dobët, ikën”, urdhëri i prerë i Veliajt
Pse kancelarja Merkel nuk e takoi Ramën në Vjenë? Doris Pack: Merkel ka punë të tjera, jo histori dashurie »
Article Logic
Execution time: 0.70418000221252
array(1) { ["section"]=> string(83) "berisha-mbyllja-masive-e-bizneseve-reagim-i-guximshem-ndaj-terrorit-qeveritar-19773" }