Berisha me “Photoshop” pranë Ismail Qemalit, nga fotografia zhduken Basha e Topalli

Publikuar tek: politike, më 18:01 29-11-2015 Berisha me “Photoshop” pranë Ismail Qemalit, nga fotografia zhduken Basha e Topalli

Fotografia e postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku ai duket përballë shtatores së Ismail Qemalit është e montuar, sipas komenteve në rrjetet sociale, trupi i Berishës është mbivendosur në foton e postuar prej tij.

Photoshop-i duket qartë në krahun e majtë të Berishës, ndërsa sipas “Protestuesit” në Facebook, kjo fotografi e montuar është postuar disa herë nga Berisha një herë për 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe dy herë të tjera për të uruar pavarësinë e Shqipërisë.

Kjo foto është bërë me 26 Nëntor 2012 gjatë përurimit të Shtatores së Ismail Qemailit ku ishin të pranishëm Berisha, Basha, Topalli dhe Bumçi.

Fotoja e Berishës është e një date tjetër, dhe është mbivendosur në foton e shtatores pa asnjë person”,thuhet në postim. Më poshtë fotografia me Photoshop e postuar disa herë nga Berisha.

b1.jpg

b2.jpg

b4.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Thirrjet raciste të ushtarëve grekë, reagon PDIU: E ngjashme me ideologjinë naziste, çështja të ngrihet në NATO
Veliaj i dhuron këngëtarit John Newman “Kullën e Sahatit” »
Article Logic
Execution time: 0.024835109710693
array(1) { ["section"]=> string(86) "berisha-me-photoshop-prane-ismail-qemalit-nga-fotografia-zhduken-basha-e-topalli-26547" }