Berisha: Më shkoi në mendje të djeg mandatin e deputetit, teksa vija në Parlament

Publikuar tek: politike, më 13:08 02-07-2015 Berisha: Më shkoi në mendje të djeg mandatin e deputetit, teksa vija në Parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur gjatë fjalës së tij në Parlament, qëndrimin e tij për zgjedhjet e 21 qershorit, duke i quajtur si zgjedhjet më të këqija në historinë e vendit.

“Duke ardhur në parlament mendova se cili gjest do ishte me i pershtatshem si protestë, me erdhi per herë të parë në mendje djegia e këtij mandati që kam si deputet.

Sepse po hyjmë në këtë seancë si në një funeral që preku dhe rrënoi me gjithë mekanizmat e mafies shtetërore çdo parim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Sipas Berishës, këto zgjedhje u udhëhoqën nga vota e krimit, ndërsa kryeministri Rama, sipas Berishës, ka sfiduar edhe partnerët ndërkombëtarë duke kandiduar me persona të inkriminuar.

“Jam i vetëdijshëm se krenarëve që i dhanë edhe goditjen e fundit demokracisë kjo gjë nuk i pëlqen. Por kam bërë një deklaratë ku kam theksuar se përfundoi farsa elektorale më poshtërruese e zgjedhjeve elektorale në historinë e këtij vendi.

Këto zgjedhje si kurrë ndodnjëherë në 23 vjet u udhëhoqën nga vota e krimit. Edi Rama emëron në Kavajë, në Krujë dhe në bashki të tjera më dhjetra kriminelë të damkosur për prostitucion, për vrasje. Fytyra e këtyre zgjedhjeve ishte fytyra e zezë e krimit. 

Mjekët braktisën pacientët, i lanë të vdesin se i thirrën në miting. Të duhet një çertifikatë martese apo vdekje, rri rehat se jemi në fushatë elektorale. Në Sarandë, persion për vendin e punës, i thonë na sill 28 vota ose ik. Në datën 19 maj, skema e blerjes së votave nga LSI-ja. Më datën 20 maj edhe mësuesit kanë të drejtë të mbështesin kandidatin. Më datën, 22 maj pezencë e madhe e policisë. Në 23 maj, foto të raportuara nga qytetarët. Në Vorë shohim dy drejtoreshat e bashkisë së Fierit”, tha ish-kryeministri Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topalli replikon me Tahirin: Turp! Merri mbrapsht ato që the, mashtrove
Sali Berisha kërcënon Paulin Stërkajn në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.017499923706055
array(1) { ["section"]=> string(85) "berisha-me-shkoi-ne-mendje-te-djeg-mandatin-e-deputetit-teksa-vija-ne-parlament-15188" }