Berisha: Meta është i tmerruar nga “bomba” e Frrokut

Publikuar tek: politike, më 19:04 30-03-2015 Berisha: Meta është i tmerruar nga “bomba” e Frrokut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se kryesimi i Këshillit të Mandateve nga Ilir Meta, tregon frikën që ka përfshirë këtë të fundit nga një deklaratë “bombë” e Mark Frrokut gjatë pyetjeve në mbledhje.

Kjo është edhe arsyeja sipas Berishës, që Meta nuk do të pranojë mediat brenda në sallën ku do të zhvillohet mbledhja. Ish-kryeministri thekson gjithashtu se kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Meta kanë porositur ministrin e Drejtësisë Nasip Naço për të mos lejuar ekstradimin e Mark Frrokut në Belgjikë, pasi atje deputeti do të ishte i lirë nga kërcënimet e pushtetit në Shqipëri.

Deklarata e Berishës:

Meta i tmerruar kërkon seancë të mbyllur, si në shpellat e mafies, të Komisionit të Mandateve për Frrokun!

Të dashur miq, Ilir Meta i tmerruar njoftoi se nesër do të kryesojë ai vet dhe jo Vangjel Dule mbledhjen e Komisionit të Mandateve për dhënien e lejes për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Meta, i akuzuar se porositi vrasjen e dy deputetëve Doshi dhe Mhilli, skenar të cilin për herë të parë Doshit ja tha Frroku, ka frikë se ndaj kërkesës se dytë për arrestim, Frroku mund të thotë të vërtetën për fshehjen nga Meta prej 7 muajve të kërkesës se autoriteteve të Brukselit për ekstradimin e tij në shkëmbim të deklaratës se ai, Frroku, nuk njihte mikun e tij Durim Bami. Jo vetëm që Meta do kryesojë vet mbledhjen ndonëse në konflikt flagrant interesi pasi të dy kërkesat për arrestim, si e para ashtu dhe kjo e dyta, janë të lidhura tek i njejti person, por ai nuk do të lejojë nesër media në sallë pra do inskenojë seancë tip shpelle, pikërisht nga frika e ndonjë bombe që Frroku mund të lëshojë gjatë pyetjeve në seancë.

Po kështu, thuhet se Rama dhe Meta kanë porositur Nasipin që Frroku, dëshmitar kyç në akuzën me të rëndë të bërë ndonjëherë, për porosinë e tij për vrasjen me pagesë të deputetëve Doshi dhe Fufi, në asnjë mënyre të mos ekstradohet në Bruksel. Kjo sepse atje, ai jashtë kërcënimeve të Metës dhe Ramës mund të dëshmojë të vërtetën për Metën, Doshin, Bamin, Tonin. Terror dhe tmerr në pallatet e krimit të pushtetit të mazhorancës së qelbësirave! Revolucioni demokratik i qytetarëve të këtij vendi është jetik për të shembur murin e krimit të pushtetarëve dhe bandave të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediu: Duka kandidat për Durrësin, PD të mos i bashkohet sekserëve të PS
Rama e quan Bashën “kastravec”. Bashkia: Të ka mbetur në gojë kastraveci i mashtrimit »
Article Logic
Execution time: 0.0050480365753174
array(1) { ["section"]=> string(54) "berisha-meta-eshte-i-tmerruar-nga-bomba-e-frrokut-7384" }