Berisha:Meta s’akuzohet për shpifje se në "fermën e derrave" disa derra janë me të barabartë se të tjerët

Publikuar tek: politike, më 14:56 21-03-2015 Berisha:Meta s’akuzohet për shpifje se në

Ish kryeministri Berisha ka reaguar sërish për kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve Doshi dhe Frroku duke thënë së Meta ka kryer një krim të shëmtuar dhe se Prokuroria nuk ka kërkuar heqjen e imunitetit  të Metës ndonëse sipas Berishës ai thirri familajrët e Fufit dhe shpifi duke i thënë se ishte Berisha ai që donte vrasjen e deputetit.

“Të dashur miq, dje Prokuroria i kërkoi Parlamentit autorizimin për arrestimin e dy deputetëve te mazhorancës së qelbësirave Tom Doshi dhe Mark Frroku, sepse janë përfshirë në një komplot anti-mazhorancë dhe kanë akuzuar Ilir Metën për skenarin e vrasjes të deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Prokuroria nuk ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ilir Metës, i cili pas zbulimit të komplotit kundër tij, thirri familjarët e deputetit Fufi, shpifi në mënyrën më të ulët dhe u tha atyre se vëllain e tyre do ta eleminojë Sali Berisha. Meta në krye të Parlamentit ka kryer një krim të shëmtuar, por në emër të barazisë para ligjit ai nuk mund të akuzohet sepse vërtet në "fermën e derrave" të gjithë derrat janë të barabartë por disa derra, ndër ta dhe Meta, janë më të barabartë se të tjerët!

Vetëm një revolucion demokratik shpëton vendin nga vrasësit në krye të mazhorancës dhe fallangat e tyre ne trungun dhe gjymtyret e saj!”, shkruan Berisha në facebook-un e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestë te kryeministria në mesditë, qytetarët: Stop ndërtimeve te Liqeni
Gafa e ministrit grek me emrin e ministrit tonë, e quan Dhimitri. Bushati: Jam Ditmiri »
Article Logic
Execution time: 0.019482851028442
array(1) { ["section"]=> string(108) "berisha-meta-s-akuzohet-per-shpifje-se-ne-fermen-e-derrave-disa-derra-jane-me-te-barabarte-se-te-tjeret-6554" }