Berisha: Metën s'e heton dot Prokurori, Rama deshi ta binde Tomën mos të tregonte

Publikuar tek: politike, më 13:04 05-03-2015 Berisha: Metën s'e heton dot Prokurori, Rama deshi ta binde Tomën mos të tregonte Sali Berisha

Pas përfundimit të seancës së Parlamentit, Sali Berisha tha se Meta duhet të japë dorëheqjen sepse është I zhytur kokë e këmbë në krim. Sipas tij, Rama deshi të bindtte Tom Doshin që të mos fliste, duke i çuar për ta bindur Koço Kokëdhimën.

“Seanca dëshmoi edhe njëherë se kreu  i Parlamentit është njeriu sot më i akuzuar në Evropë është i akuzuar për sponsorizimin dhe organizimin e dy vrasjeve dhe për alibinë pas vrasjeve dhe sot akuzoi që Tom Doshi qenka i PD. Ky zotëri duke u përpjekur të qëndrojë me mashtrimin se Tom Doshi është i PD dëshmon edhe njëherë fajësinë e tij kokë e këmbë. Duke u përpjekur të shesë Doshin te PD për krimin e shëmtuar që ka bërë ai bindi shqiptarët se është kokë e këmbë i zhytur në krim.”, tha Berisha.

Sipas tij,  edhe pse ministri Tahiri po e mbron, nuk e shpëton dot nga akuza

“Ilir Meta të japë dorëheqjen që të hetohet si qytetar i thjeshtë nga institucionit. Sajmir Tahiri të bëhet avokati i Metës, të mbajë çdo qëndrim, po Ilir Meta nuk shpëton dot pa u paraqitur te akuza. Këta zotërinj e kanë mbajtur 6 muaj akuzën për vrasje të dyfishtë si çështje mes shokësh, sikur nuk kishte ndodhur, por sikur të kishte ndodhur në shpellat. E mbajtën që ta zgjidhin me mjete të tjera. Para përjashtimit nga grupi, Edi Rama i çoi Tom Doshit njeriun më të besuar të zemrës dhe shpirtit, Koço Kokëdhimën, i cili i tha Tomës dhjetëra lloj ofertash. Kjo është e vërtetë. I çoi më kryesorin që ka në tokë, por nuk ranë dakord.”,  theksoi Berisha.

Ish-kryeministri Berisha ëshët shfaqur dyshues sa I përket punës së Prokurorisë.

“S’mund të flasë prokuroria për kryetarin e parlamentit, i cili shkoi në takimin që ftoi Rama kryeprokuorin. S’mund të hetojë prokurori këtë. Sepse të akuzohesh prokuroria, në cilin vend të botës, nëse prokuroria ka ekzekutivin dhe legjislativin kundër, mund të çajë? Ai të japë dorëheqjen dhe kjo tregon vullnet. “, u shpreh Bërisha.

Sipas Berishës, vetëm duke dhënë Meta dorëheqjen mund të ketë drejtësi.

“Pasi të japë dorëheqjen të ecë hetimi. Ai paralelizmin e bëri me bllokun e Monikës. Pra mos sulmoni prokurorin. Po nëse prokurorisë i del përpara kryetari i parlamentit dhe qeverisë, atëherë harroni që prokuroria të ecë përpara. Sepse ai është institucion. Ai ka përgënjeshtruar drejtorin e policisë. Unë kam fakte për këto të jeni të sigurt. Kam fakte…u dashurua Tahiri me Tomën. Një dashuri e pastër e paimagjinueshme. Opozita ka parashikuar çdo mjet demokratik. Unë  i nënshtrohem çdo vendimi që do të marrë kryesia e PD. S’mund të pajtohemi me një kryetar parlamenti që u akuzua për dy vrasje.”, përfundoi Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Ristani: Tahiri i përfshirë në skenarin mafioz, të japë dorëheqjen
Rama:Shfaqje e trishtueshme me tufë politikejsh e rrugeçërish, Tahiri i çmontoi akuzat »
Article Logic
Execution time: 0.22841787338257
array(1) { ["section"]=> string(84) "berisha-meten-s-e-heton-dot-prokurori-rama-deshi-ta-binde-tomen-mos-te-tregonte-5024" }