Berisha-Metës: Jep dorëheqjen, Meta: U dorëhoqa njëherë prej Shkëlzenit se ishte në video me Dritan Priftin

Publikuar tek: politike, më 11:57 05-03-2015 Berisha-Metës: Jep dorëheqjen, Meta: U dorëhoqa njëherë prej Shkëlzenit se ishte në video me Dritan Priftin

Skenari i PD-së sot në Parlament ishte fjala dy deputetëve, Edi Paloka dhe Sali Berisha dhe me pas bllokimi i Parlamentit. PD kërkon shkarkimin e Ilir Metës, pas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit. Debate të ashpra ka patur mes Palokës dhe Metës por edhe mes Berishës dhe Met. Paloka kërkon shkarkimin e Metës, Meta iu kujton Doshin, si deputet të tyre. Po kështu Meta i kujton Berishës se e ka dhënë njëherë dorëheqjen për djalin e tij Shkëlzenin, se ishte në video me Dritan Priftin.

 

Paloka: Kupola e mafies është këtu pas nesh të dashur qytetarë. Sigurisht edhe na mbyllni gojën, mund ta bëni. Deri dje i lëpinit çdo gjë atij që bënte akuzat. Sot na paskeni dalë, që jeni miq të Ilir Metës. Që kur jeni bërë miq të Metës, dhe armiq të Doshit.

Meta: Çfarë kërkoni ju lutem

Paloka: Kërkesa është e qartë: të mos qëndroni më në Parlament. Të japësh dorëheqjen, të largohesh nga ajo karrike

Meta: Ju keni bërë një kërkesë për shkarkim. Mblidheni konferencën e kryetarëve

Paloka: Kur je ti je akuzuar për vrasje me pagesë, ti na kujton rregulloren

Meta: Doni ta fillojmë me kërkesën për shkarkim. Nga e hëna ai (Doshi) është deputeti juaj. Mund ta bëni edhe kryetar

Paloka: Nuk mund të vazhdojë ky parlament nëse ai(Meta) qëndron aty

Meta: Ju lutem po kaloni kohën

Paloka: Nuk po të thotë njeri je apo jo vrasës. Dorëzohu para drejtësisë që gjithë shqiptarët të shohin je apo nuk je vrasës

Meta: Zonja Topalli e kuptoj padurimin tuaj që të iki unë nga kryetar dhe të vijë Toma këtu. Mblidhni edhe Konferencën e Kryetarëve po të doni.

(Pas pushimit)

Ruçi: Hera  e parë që ndjeva kënaqësi që opozita shqiptare përdorën dy instrumente parlamentare për kontrollin parlamentar. Pavarësisht të mendimeve të kundërta që kemi, kryeministri u paraqit në seancën më parë dhe kryetari Meta e futi interpelancën në rendin e ditës. Këshilli i legjislacionit drejtohet nga opozita, materiali për mocionin është në dorën e këshillit. Ne si maxhorancë jemi dakord të përfshihet, të rimblidhet këshilli, të vijë raporti, të futemi në proces votimi.  Më shumë se kaq nuk ka. I bëj opel opozitës. Jemi para publikut shqiptar dhe përfaqësuesve ndërkombëtar që s’mund të jenë pjesë e këtij inskenimi.

Berisha:  Ngjet si një zonë krimi dhe teatër dramatic dal vivo.  Për fatin tonë dhe më të keq të qytetarëve shqiptarë në këtë parlament nuk flitet gjë tjetër vecse për krim krim dhe vetëm krim. Ne arritëm marrëveshjen e dekriminalizimit. Por cfarë ndodh. Vjen nga pozita dhe jo opozita një akuzë që e kisha denoncuar: tentativën për eleminimin e Tom Doshit. Nëse ka një njeri që ka qenë më agresiv nga Doshit është Sali Berisha. Por ka një gjë. Sali Berisha është njeri I ligjit, As për Doshin, Kokëdhimën, Metën, Tahirin nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm ligjin. S’ka forcë në botë që të më çojë mua përtej kësaj.  Nuk u mora tre muaj më pare. Edhe pse ata më thanë Ilir Meta na mori, na tha se është Sali Berisha do të vrasë Doshin. Të garantoj Z.Paulin që të përdorë Edi Rama, se do të përdorë më keq se Toma.

Meta: Z.Berisha mos kërcëno deputetë, jemi kundër kanosjes. E kërcënove një deputet. Z.Stërkaj vazhdo pas Berishës, të lutem

Berisha: Pra u denoncu kryetari I Parlamentit se ka vrarë dy deputet

Meta: Po ti more zotëri e paske ditur para 3 muajsh dhe nuk e ke denoncur. Denoncohet në Prokurori E nise si lider demokracie e po e vazhdon si aksioner Pularie. Po po vazhdo

Meta: Ky mezi po priste të ndodhte vrasja brenda Parlamentit

Berisha: Je i pamend se po të doja nuk e kisha denoncuar në Parlament

Berisha: Ne kërkojmë që Ilir Meta si i akuzuari kryesor të heqë dorë nga kryetar I Parlamentit të zbresë në qytetar të thjeshtë dhe të bëhen hetimet. Sa më gjatë ta mbani aq më shumë do kundërmojë. S’kemi interesa politike, vetëm të shoqërisë shqiptare. Sot në botë nuk ka kryetar parlamenti që të akuzohet

Meta: Nga cili deputet të lutem?

Meta: Është miku juaj prej muajsh

Berisha: Vetëm sa fakton shkallën e krimit mor I mjerë

Meta: Kush është I mjerë?

Berisha: Tom Doshi bashkë me Kokëdhimën është më I sulmuari nga unë

Meta: Çfarë propozimi ke se s’po të kuptoj

Berisha: Propozimi ynë është ky: jep dorëheqen je kokë e qelbur. Jep dorëheqjen. Mos shfrytëzo votat e krimit

Meta: Jepjani ilacet se kemi përgjegjësi për shëndetin e Doktorit.

Meta: Të ta jap përgjigjen. Mbylle mikrofonin. Eshtë kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlqzen Berishën nuk e bëj e kam dhënë njëherë për të. Mos u bëj pjesë e puçit të pularisë Tom Doshi dhe Dritan Prifti si aksioner. Ti beson më shumë tek Toma se tek Prokuroria se si një I akuzar për vrasje flet tek Doshi dhe jo tek Prokuroria.

Berisha: Shiko si qeshin deputetët e maxhorancës me ty. Ti nuk e shet kurrë Tom Doshin. Ai s’ka asnjë lidhje. E di si është ai apo jo, njeriu që fluturon me helikopter alpeve

Meta: Këto janë përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës

Berisha: Morali është se po të marr Tom Doshin

Meta: Nuk ke moshë ti për të ngrohur vezët e krimit. Ti je njeri serioz. Tani po i jepni drejtim dekriminalizimit me Tomën

Meta: E ka përmend Toma kunatin tënd, jo unë. Ti  je mësuar të mohosh, moho edhe kunatin

Berisha: Ti je koka e krimit këtu po rri rehat 

Berisha: Si Agim Ramaj, sikurse dhe Bami është I LSI-së

Meta: Ke pa shumë keq nga LSI-ja ti

Berisha: Cili ia dha Profarmën? Dhe ç’bëri me kunatin ai

Meta: Doktori ka gjithnjë të drejtë

Berisha: Këto janë të turpshme mor djalë. Jep dorëheqjen. Ne s’do pranojmë kurrë që Parlamentin ta drejtojë një I akuzuar për dy vrasje

Meta: Doni ta drejtojë Tom Doshi me Durim Bamin. Ka kaluar me juve tani ai. Është normale. Po bëre fushatë me të, do marrësh shumë vota

Berisha: As thëniet se Toma kalon djathtas, as Vangjeli që përsërit si papagall se je I pafajshëm, as Tahiri nuk të shpëton. E di çfarë I tha Tahiri Bamit: Po a e di se ty të vrasin po I the këto. Po e di, I tha Bami, po më jep një revole.

Meta: Po çoi në Prokurori këto të dhëna. Ti ke akuzuar gjysmën e Partisë

Berisha: Ke bërë dhe këtë tjetrën ti, ke thirr familjarët e Fufit

Meta: Mos fol në emër të të tjerëve

Meta: E dhashë prej Shkëlqenit dorëheqjen radhën e parë se ishte në video me Dritan Priftin

Berisha: Mos mendo se e kalon me këto gjëra

Deputetët e PD-së: Ik….

Meta: Kush me ik, doktori? Në asnjë mënyrë

Meta: Ju lutem lëreni të flasë Paulinin. Zotërinj mos iu kanosni deputetëve...Z.Paulin ju lutem flisni nga vendi. Pushim 5 minuta. Rifillojmë pas 5 minutash

(5 minuta pushim)

 

Ka nisur sipas orarit të planifikuar seanca parlamentare, por me mungesën e deputetëve të opozitës, të cilët duke qenë në mbledhjen e grupit parlamentar në selinë e PD-së dhe kanë mbërritur më pas. Sot deputetët e PD-së kishin kërkuar edhe interpelancë të kryeministrit Edi Rama, i cili është i pranishëm. Deputetët tashmë i kërkojnë Këshillit të Legjislacionit, futjen në rendin e ditës, shkarkimin e kryetarit Ilir Meta.

Para hyrjes së deputetëve të opozitës në Kuvend,  Meta ka kërkuar fjalën e një deputeti nga opozita, për kërkesën për interpelancë të kryeministrit Rama, por asnjë deputet nuk ka qenë i pranishëm.

‘’Interpelancë  urgjente duhet zhvilluar në një nga seancat plenare të radhës. Cili nga 7 deputetët do marrë fjalën? Asnjë nuk është,, ndërkohë që kryemininisti Rama është këtu. Jeni të detyruar të jeni të përpiktë.  Ju falenderoj zoti kryeministër që keni ardhur në kohë unë mendoj në çdo kohë që opozita do të vijë, meqenëse rregullorja thotë, të ndërpresim zhvillimin e Kuvendit dhe ta nisim me interpelancën’’, tha Meta.

Të pranishëm në seancë kanë qenë edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe BE-së. Deputetët kanë bërë 5 minuta pushim, pas tensionit gjatë fjalës së Palokës dhe kanë rinisur seancën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: M'u lut Shkëlzeni që mos jepte dorëheqjen Meta kur doli në videon e Priftit, unë nuk pranova
Akuzat e Doshit/ PD: Kërkon mocion mosbesimi ndaj Metës »
Article Logic
Execution time: 0.026521921157837
array(1) { ["section"]=> string(119) "berisha-metes-jep-doreheqjen-meta-doreheqjen-e-dhashe-njehere-prej-shkelzenit-se-ishte-ne-videon-me-dritan-priftin-5016" }