Berisha:Miku "për kokë dhe xhep" i Edi Ramës do të ndërtojë parkun olimpik

Publikuar tek: politike, më 12:22 01-06-2015 Berisha:Miku

Ish-kyeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka përzgjedhur kompaninë që ofron çmimin më ta lartë për ndërtimin e Parkut Olimpik. Sipas  Berishës qeveria ka zgjedhur të njëjtën kompani fituese që ndërtoi edhe Kullën e Korçës. Sipas tij kompania e Carapulit, mikut për kokë dhe xhep të Edi Ramës.

“Të dashur miq, Edi Rama po rrihte gjoksin sot për ndërtimin e Parkut Olimpik e 5 milionë dollare që ai i dha për këtë qëllim Lindita Nikollës. Këte aferë të re korruptive e denoncova në dy seanca parlamentare. Kështu, nga 8 kompani që morën pjesë në tenderin për Parkun Olimpik, 7 me çmimin më të lirë skualifikohen dhe tenderin e fiton çmimi më i shtrenjti fare!Tenderin e fiton kompania e Carapulit, mikut për kokë dhe xhep të Edi Ramës” , shkruan Berisha.

Ai shton më tej se, “Kjo çështje është derguar në Prokurori nga KLSH, dhe në vend që Edi Rama të kërkojë ndjese për këtë vjedhje të fondeve publike, sot (tani) po vet-mburret për këtë vjedhje të rradhës. "Çuditërisht" fituesi i tenderit është i njëjti ndërtues që fitoi/ndërtoi edhe kullën e korrupsionit, kullën falike në zemër të Korçës duke fyer çdo korçar dhe Korçen e bukur, e cila thuhet se i përket Carapulit!”, përfundon Berisha denoncimin në” Facebook”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta feston me fëmijët e Prezës 1 Qershorin (Foto)
Bojaxhi prezanton projektin për transformimin e transportit publik »
Article Logic
Execution time: 0.016603946685791
array(1) { ["section"]=> string(78) "berisha-miku-per-koke-dhe-xhep-i-edi-rames-do-te-ndertoje-parkun-olimpik-12392" }