Berisha: Mili i Partisë Siçiliste pronar i madh pronash në Durrës, Shullazi bashkëpronar te “Vollga”

Publikuar tek: politike, më 19:07 17-04-2016 Berisha: Mili i Partisë Siçiliste pronar i madh pronash në Durrës, Shullazi bashkëpronar te “Vollga”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet në profilin e tij, duke postuar këtë herë kartelën e pasurisë së paluajtshme të hotel “Vollgës” në Durrës ku rezulton bashkëpronar Emiljano Shullazi, ndërsa akuzon se “Mili i Partisë” ka marrë në përdorim kodra mbretërore dhe menaxhon të gjithë bregdetin e Durrësit.

Statusi i plotë i Berishës:

Mili i Partisë Siçiliste, pronar i madh pronash!

Fotot bashkëngjitur tregojnë se Shullazi është bërë edhe de facto bashkëpronar i Vollgës në Durrës.

Prona tek Vollga është bërë mollë sherri mes bandave të qeverisë. Siç kam shkruar në faqen time në facebook, para 16 muajsh për këtë pronë pati një aferë të rëndë ku bandat e qeverisë e kërcënuan me jetë kryerregjistruesin. 
Ndërsa për Vit të Ri 2016 u vra në mënyrë të mistershme në Durrës një i ri me mbiemrin Kodra por që nuk dihet nëse ka lidhje me pronën tek Vollga.

Por përveç këtyre, burime nga Durrësi, qytet në të cilin Mili i Partisë kishte zhdëpur Gjushin e Bashkisë, informojnë se dy muajt e fundit ka marrë miratimin e këtij të fundit për ndërtimin e një fshati turistik në Lalz.

Përveç këtyre, Milit të Edvin Shullazit i janë dhënë në Durrës kodra mbreterore territori, rreth pallatit mbretëror. Ai me 5 kompani ka marrë në përdorim për sezonin truistik të gjithë bregdetin e Bashkisë së Durrës.

Ky kriminel së bashku me drejtorin e policisë së Durrësit, narkotrafikantin Plerurat Çullhaj (drejtori i vetëm që në tre vjet nuk ka lëvizur nga detyra dhe që vetëm në konto bankare ka 3 milion euro) kontrollojnë këtë vit të gjitha plantacionet e pafundme të Kanabisit në territorin e qarkut të Durrësit. Ai ka bllokuar tenderin e landfillit të Maminasit.

Duke shprehur mbështetjen time më të plotë për goditjen e njërit prej eksponentëve më kryesorë të krimit qeveritar, i bëj thirrje prokurorisë të qëndrojë me vendosmëri ndaj çdo presioni politik që kërkon të bllokojë hetimet dhe të pengojë shembjen e perandorisë së krimit të Shullazëve të pushtetit! I bëj thirrje qytetarëve të ndihmojnë hetimin e kësaj organizate kriminale me çdo të dhënë që ata disponojnë! sb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestimi i Shullazit, Alibeaj për Tahirin: Po i shtrëngohej laku, shpejt do i vijë radha dhe atij
Ngjela: Tre pyetje për takimin e Ramës me Obamën »
Article Logic
Execution time: 0.015543937683105
array(1) { ["section"]=> string(102) "berisha-mili-i-partise-siciliste-pronar-i-madh-pronash-ne-durres-shullazi-bashkepronar-te-vollga-37928" }