Berisha: Ministra rrugeçër dhe mashtrues, shkoni paguani gjobat e Gjykatës

Publikuar tek: politike, më 11:41 23-07-2015 Berisha: Ministra rrugeçër dhe mashtrues, shkoni paguani gjobat e Gjykatës

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me akuza të forta fjalën e tij në Parlament gjatë diskutimit për Projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes me SHBA-në. Berisha i ka quajtur ministrat rrugeçër, mashtrues dhe shpifës.

Duke iu drejtuar ministrit Tahiri, Berisha lexoi, sipas tij, vendimin e Gjykatës ku Saimir Tahiri është dënuar me gjobë.

“Zbatoni vendimet e Gjykatës, o ministra mashtrues. Ikni paguani paratë. Ja ku i keni mashtruesit dhe shpifësit dhe nuk shkojnë për të paguar paratë. Kujt do ia paguani paratë, Durim Bamit?”, ka thënë Berisha.

Më tej ish-kryeministri ka shprehur mbështetjen e tij për marrëveshjen kundër lëndëve narkotike por duke thënë se situata e rënduar ka ardhur si pasojë e qeverisjes së qeke dhe lobimit të disa deputetëve të maxhorancës për mbjelljen e kanabisit.

“Sot ne diskutojmë një marrëveshje që unë e mbështes plotësisht, luftën nukdër narko-trafikut, që kjo qeveri e ka zhytur vendin. Fushata e bërë në të katër anët e vendidt nga deputetët tuaj ka shkaktuar një situatë të paiagjinueshme. Janë mbjellë dhe mbillen sasi kolosale të paimagjinueshme. Vetëm 6 javë më parë, sipas një agjensie serioze, policia ka prerë rreth 1 milionë rrënjë.

Kanabisi po bëhet sinonim i Partisë Siçiliste. Shqipëria po shndërrohet në vend kanabist. Duke krijuar një situatë ekonomike që po rrokulliset çdo ditë, ka gjetur si mundësi kanabisin, e cila po nuk u ndalua do ta shndërrojë këtë vend në një nga vendet më fatkeqe”, ka thënë ish-kryeministri Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Majko në Parlament për Tahirin: Ministri i Brendshëm shkelës i vazhdueshëm i ligjit
Këshilla e Sali Berishës për Saimir Tahirin »
Article Logic
Execution time: 0.11008095741272
array(1) { ["section"]=> string(78) "berisha-ministra-rrugecer-dhe-mashtrues-shkoni-paguani-gjobat-e-gjykates-16825" }