Berisha mohon thirrjen, Prokuroria: Dëshmitë sipas grafikut

Publikuar tek: politike, më 13:19 06-03-2015 Berisha mohon thirrjen, Prokuroria: Dëshmitë sipas grafikut Sali Berisha

Sali Berisha thotë se nuk është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe pse në njoftimin e Prokurorisë, është shënuar i shtati për të dëshmuar për çështjen Doshi. Pas kësaj ka reaguar menjëherë organi i Prokurorisë i cili ka shpjeguar mënyrën se si do të thirren personat që do pyeten për çështjen "Doshi". Prokuroria ka shpjeguar se emrat do të thirren sipas një grafiku që përacakton rradhën e marrjes në pyetje, në mënyrë që procesi të menaxhohet siç duhet.

“Dje mediat e kontrolluara nga qeveria e kanë hapur rëndom këtë lajm. Berisha nuk është thirrur. Sali Berisha do jetë I gatshëm të paraqitet nëse e kërkon ligji se e kam votuar në Parlament.”

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar dëshmitë e Metës dhe Ramës në Prokurori.

“ U paraqitën njëri pas tjetrit ata që fshehën krimin dhe bllokuan hetimin për 6 muaj më radhë. Së pari, mendoj se paraqitja tek prokurori i Përgjithshëm i të akuzuarit kryesor Ilir Metës nën cilësinë e kryetarit të Kuvendit dëshmon papërgjegjshmëri të lartë. Përdor postin e rëndësisë së njeriut Nr.2 të shtetit.  Paraqitja e Edi Ramës pasi deklaroi mbrëmë se nuk ka hetim se e ka mbyllur Sajmir Tahiri. Ndoshta Rama shkoi t’u komunikojë Prokurorëve se Tahiri e ka mbyllur hetimin dhe ju s’keni ç’hetoni.

Ilir Meta sapo doli nga Prokuroria dhe çfarë bëri harroi Shkëlzenin për të cilin tha se bëri video dhe vazhdoi marrëzinë e tij për të shitur Tom Doshin si deputet të PD. Ky është dritëshkurtër e qesharak ,besoj e di gjithë bota . Ku shkoi? Tek Sajmir Tahiri.”, tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Paloka: Meta po krijon alibi, të japë dorëheqjen
PD Shkodër, Imami: Duhen zgjedhje të parakohshme, situata e padurueshme »
Article Logic
Execution time: 0.018018960952759
array(1) { ["section"]=> string(62) "berisha-mohon-thirrjen-prokuroria-deshmite-sipas-grafikut-5139" }