Berisha ndër vite, Rama i zbardh “lojën” në Kuvend, i the Majkos: Vjen në zyrë i përdhunuar

Publikuar tek: politike, më 12:37 17-12-2015 Berisha ndër vite, Rama i zbardh “lojën” në Kuvend, i the Majkos: Vjen në zyrë i përdhunuar

Fjalimi i kryeministrit Rama në Kuvend ditën e sotme ka qenë komplet ndryshe. Në fakt më shumë se sa fjalimi i Ramës ai ishte fjalimi i ish kryeministrit Berisha pasi Rama citoi gjatë gjithë kohës fjalimet e mbajtura të Berishës ndër vite. Që nga viti 1999 e deri tani, Rama tha se Berisha “këndon të njëjtën këngë” ndërsa i kujtoi dhe fjalët e rënda me të cilat i është drejtuar deputetit Pandeli Majko, asokohe kryeministër.

 Fjala e plotë e Ramës/ Newsbomb.al

Dua të bëj një parantezë. Viti 1999, Berisha në Kuvend: “

Ju dhe frika juaj vrisni në parlament organizoni atentate dhe kurthe ndaj udhëheqsve të opozitës . Ky është mekanizmi që vret shqiptarët.

Këtu në parlament  ju sot dilni me këtë buxhet me moralin e plotë të hajdutit me mungesën e përgjegjësisë në mëse dy  vjet të qeverisjes suaj ju rikthyer varfërinë tuaj mjeruese të diktaturës ju pasuruat në mënyrë të paligjshme katërfishuat korrupsionin galopant, me vrasjen e pashpesë të shqiptarëve, buxheëti juaj është buxheti i eksodit.

Sali Berisha në vitin 2000

Ministrat e tu zoti Meta grabisin sa ata të Ugandës. Ligji ju duhet ju të mbroni vilat e pallatet tuaja por ju jap fjalën e nderit ju jeni kusarë po ua them unë, revolta popullolre doju fshije.

Sali Berisha në vitin 2001

Zoti Majko të rikujtoj se je i vetmi kryeministër që dosjet e korrupsionit i mban në sirtar nga frika se ti vjedhin, vjen  këtu në zyrë i zhvirgjëruar para shqiptarëve, i shpartalluar..

Sali Berisha në vitin 2002

Luftën e krimin e organizuar e konsiderojmë një luftë të shenjtë, as bandat e as vrasësit nuk na pengojnë ne sot si opozitë të jemi deri në minutën e fundit kundër tyre që qarkullojnë përmes jush këtu në Parlament 2 miliard dollarë.

Sali Berisha në vitin 2003

Kuvendi kundërmon drogë, turp për ju zotërinj. Kryeministri juaj është këmbë e krye me klanet më kriminale të vendit, e keni mbushur parlamentin me kriminalë.  Lufta kundër kockave mafioze zhvendoset këtu në parlament jo në shpella. Revolta popullore është përgjigja ndaj jush.

Sali Berisha në vitin 2004

Ti je fajtori kryesor i shtetit oktapod, parave të pista, shpirtkazëm, primitiv, bashkë me ta merr peng,  vjedh, ekzekuton pa gjyqe, mashtron, torturon, përdhunon. Njerëzit po ikin prej jush.

Sali Berisha prapë...

Të gjitha këto janë refren i një kënge që nuk ndryshon, ndryshojnë personazhet. Mbasi personazhi ndryshon dilet në konferencë me personazhin dhe i thuhet kjo ishte loja nuk ishte faji im që shqiptarët e marrin seriozisht politikën. Sali Berisha prapë. E gjitha mbaron me shqiptarët e marrin seriozisht por politika është lojë njësoj si gjitha lojërat e sudes, e bunkerit, piramidat universitare, loja e vjedhjes së energjisë dhe borxheve të falura, kamatvonesave, borxheve të fshehura, lojërave të fatit, një lojë e madhe fati me Shqupërinë e shqiptarët në 25 vite e njëjta lojë vazhdon edhe me ministrin Tahiri”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha ul tonet kërcënuese dhe kërkon të jetë konstruktiv, por në fund shpërthen prapë. Ja çfarë i thotë Ramës
Rama bën një punë të vyer: mbledh fjalimet e Berishës dhe ia përplas në Kuvend, Berisha e ‘’ç’armatos’’: Unë ndërtoj mbi projekte, jo fjalime »
Article Logic
Execution time: 0.005234956741333
array(1) { ["section"]=> string(92) "berisha-nder-vite-rama-i-zbardh-lojen-ne-kuvend-i-the-majkos-vjen-ne-zyre-i-perdhunuar-27979" }