Berisha ndryshon historinë, deklarata që i habiti të gjithë në përkujtimin e Azemit

Publikuar tek: barometri, më 08:13 13-09-2018 Berisha ndryshon historinë, deklarata që i habiti të gjithë në përkujtimin e Azemit

Sali Berisha ka mbajtur sot fjalën e tij në 20 vjetorin vrasjes së pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari në ambientet  e Plazës, në Simpoziumin dhe Ekspozitën “Endrra e Azemit: Shqipëria si Europa”.

 

Mirëpo, Berisha befasoi të pranishmit duke kujtuar lëvizjen studentore të dhjetorit që solli demokracinë, raporton newsbomb.al.

“Revolucioni i dhjetorit ishte: bijtë kundër etërve”, tha Berisha duke nënkuptuar kështu se u ngritën në revoltë fëmijët e komunistëve kundër etërve të tyre komunistë dhe jo studentët që donin demokracinë sikurse e thotë historia.

Deklarata e Berishës krijoi kokofoni në sallë dhe disa nisën të pyesnin njëri-tjetrin: “Ç’po thotë ky? (Berisha) “Ç’e ka këtë?"

Nga kjo deklaratë e ish-liderit mbetën keq edhe ish të përndjekurit të cilët edhe sot vuajnë pasojat e rebelimit të tyre për liri, raporton newsbomb.al.

Në ceremoni nuk iu dha fjala askujt prej dhjetoristëve të lëvizjes studentore që përmbysën njëherë e mirë regjimin komunist.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029574155807495
array(1) { ["section"]=> string(89) "berisha-ndryshon-historine-deklarata-qe-i-habiti-te-gjithe-ne-perkujtimin-e-azemit-134129" }