Berisha në 25 vjetorin e Partisë Demokratike: Mosbindje civile për të qërruar këtë qeveri

Publikuar tek: politike, më 18:52 11-12-2015 Berisha në 25 vjetorin e Partisë Demokratike: Mosbindje civile për të qërruar këtë qeveri

Ish-kryeministri, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar sot gjatë fjalës së tij në 25 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, të gjithë kontribuesit, studentët dhe intelektualët që themeluan pluralizmin politik në Shqipëri.

Berisha tha se ndihet njeru më me fat sepse ishte pjesë e të gjithë atyre që punuan për ringritjen e Shqipërisë dhe hapjen e saj drejt Europës. Në fund të fjalës së tij, Berisha sulmoi qeverinë aktuale duke i ftuar të gjithë shqiptarët të zgjedhin mosbindjen civile si një formë për ta rrëzuar sa më shpejt atë.

Fjala e Sali Berishës në 25 vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike:

Gëzuar ditën e lirive tona politike, ditën e lirisë të shqiptarëve, ditën e themelimit të Partisë Demokratike, partisë së idealeve të shqiptarëve.

Ndaj dhe sot unë dua të përulem me mirënjohjen më të thellë ndaj vepërs së Azem Hajdarit. Studentëve dhe intelektualëve që themeluan në kufijtë e legjendës pluralizmin politik dhe Partinë Demokratike. Azem ti je gjallë.

Por unë sot dua të përulem me nderimin më të madh para jush për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme që i keni dhënë dhe i jepni sot Partisë Demokratike. Miqtë e mi gjatë këtyre 25 viteve ndofta mijëra e mijera herë i kam thënë vetes se kam lindur me fat, sepse isha njëri prej jush. Dhe ne së bashku Shqipërinë e gremisur e hapëm drejt Europës, e integruam në NATO, e çuam në statusin e vendit kandidat për Bashkimin Europian. Ugandën e Europës e nxorrëm nga mjerimi ekstrem. Ndaj edhe unë dua t’ju garantoj se do të vazhdoj gjithë jetën përpjekjet e mija për lartësimin e vlerave që përfsqësojmë. Më lejoni të marr borxh një poezi të Viktor Hygo:

Sikur njëmijë të mbetëmi, do jem njëri prej jush

Sikur njëqind të mbetemi, do jem nëri prje jush

Sikur një të mbetemi, do jem njëri prej jush.

Kjo qeveri po plaçket dhe po dhunon shqiptarët. Thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit. Ky vrasës i shpresës duhet të marrë sa më shpejt atë që meriton, koshin e plehrave të etërve të tij. Koha është e jona, të mos presim asnjë ditë se çfarë bëjnë shqiptarët, por të shohim çfarë mund të bëjmë vetë për t’i drejtuar ata, për t’i frymëzuar ata.

Edhe një herë ju ftoj, secilin prej jush, çdo shqiptar, çdo demokrat, të mendohet nga mëngjesi në darkë për të gjitha format e mosbindjes civile për të qërruar sa më parë këtë qeveri.

Në këmbë! Në këmbë! Në këmbë!

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 25 vjetori i krijimit të PD, Argita Malltezi mungon në ceremoni
Meta uron PD-së: Themelimi i saj, moment i rëndësishëm në historinë e Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.035692930221558
array(1) { ["section"]=> string(94) "berisha-ne-25-vjetorin-e-partise-demokratike-mosbindje-civile-per-te-qerruar-kete-qeveri-27545" }